Dritan Leli del në terren, Vlora prej 10 ditësh në flakë

1 Minuta Lexim

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, ka dalë mëngjesin e kësaj të diele në terren, për të parë nga afër situatën e zjarreve. Leli shkruan se ndërhyrja nga ajri është një sinjal shprese për të bërë të mundur shurjen e vatrave të zjarrit, dhe për të stabilizuar situatën e rënduar veçanërisht në zonën e Karaburunit.

Postimi i Lelit:

Nga Dukati, po shohim këtë mëngjes një dritë shprese që njësoj si për natyrën vlen edhe për sakrificën e atyre dhjetëra djemëve të Zjarrëfikëses, Ushtrisë, përfaqësuesve të Zonave të Mbrojtura dhe Bashkisë Vlorë. Mbërritja e helikopterit të Forcave të Armatosura, për të ndërhyrë në fikjen e zjarreve nga ajri, ka filluar të stabilizojë gradualisht gjendjen e rënduar që përfshiu Karaburunin në ditët më të nxehta të korrikut.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull