Banorët e Lumasit në ditën e dytë të grevës së urisë, 2 prej tyre në gjendje të rënduar pasi refuzojnë të konsumojnë ilaçet

2 Minuta Lexim

Banorët e fshatit Lumas në Kuçovë kanë hyrë sot në ditën e dytë të grevës së urisë dhe dy prej tyre janë në gjendje të rënduar shëndetëore duke shfaqur shenja të hipertensionit(tensionit të lartë).

Njëri prej tyre është i sëmurë kronik dhe mjeku Erjon Sula i ndodhur në vendngjarje u shpreh se greva duhet të ndërpritet menjëherë dhe ata të pinë ilacet pasi shëndeti i tyre është në gjendje kritike.

Banorët e Lumasit nisën grevën një ditë më parë dhe i drejtuan një letër krerëve të shtetit ku kërkuan tu plotësosheshin 4 pika që përfshinin pezullimin e punimeve për ndërtimin e ujësjellësit me burimin e Sinecit, shkarkimin e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat Edmond Targaj i cili sipas tyre i ka dhunuar, pezullimin e punimeve për ujësjellësin, pezullimin nga detyra dhe hetimin e Drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe një takim me kryeministrin e vendit Edi Rama.

5 prej banorëve që kanë nisur grevën e urisë në temperatura ekstremisht të larta, kërkojnë pezullimin e Ardi Veliut, i cili sipas tyre ka urdhëruar dhunën që kanë ushtruar ndaj tyre efektivët. Banorët protestojnë prej mbi 3 muajsh dhe përplasjet me policinë kanë qenë të shpeshta. Banorët madje pretendojnë se janë dhunuar nga policia e shtetit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull