Ka përfunduar aventura në lojërat olimpike për atleten shqiptare Luiza Gega, e cila është renditur në vendin e 13 në garën me pengesa prej 3000 metrash.
Kjo ishte hera e parë që një atlete shqiptare arrinte që të kualifikohej në finalen e lojërave olimpike, dhe me Gegën mbyllet dhe aventura e të gjithë sportistëve shqiptarë në Tokio.
Gega përfundoi garën e 3000 metrave me pengesa dhe u rendit në vendin e 13 me kohën 9:34.10, ndërsa në vendin e parë doli Chemutai e Ugandës.
Rezultati më i mirë i arritur nga 9 sportistët shqiptarë, ishte ai i Briken Çaljas, ku peshngritësi u rendit në vendin e 4, një kilogramë më pak se vendi i tretë, që do ti mundësonte dhe marrjen e medaljes së bronzit.