Forcat zjarrfikëse kanë disa ditë që luftojnë me flakët në zona të ndryshme të vendit tone, dhe ajo çka vihet re, dhe është denoncuar së shumti, është mungesa e mjeteve për të luftuar flakët në raste emergjencash.
Përveç kësaj, zjarrfikësit “nuk kanë një bluzë rezervë për të veshur, nuk kanë një palë këpucë… u janë bërë këmbët gjak”, sipas gazetarës së Fax Neës, Afrovita Hysaj.
Për më tepër, gazetarja Hysaj denoncoi edhe faktin që zjarrfikësit “I blejnë të gjitha me atë cop rroge qesharake” dhe se “punonjësi me gradë merr 380 mijë lekë të vjetra”.
“Me zemër FALEMINDERIT! Të palodhurit, të kudondodhurit… heronjtë tanë. Faleminderit dhe mirënjohje për cdo pikë djerse që keni derdhur. Duhet ti shikoni nga afër se si punojnë që t’i kuptoni.
Dhe turp për cdo vendimmarrës, qoftë Bashki apo Ministri. Turp!
Punojnë me dhe pa orar, të parët në luftën me zjarret duke shpëtuar jetë dhe pronë cdo ditë.
Por nuk kanë një bluzë rezervë për të veshur, nuk kanë një palë këpucë… u janë bërë këmbët gjak, por ju nuk i shikoni këto.
I blejnë të gjitha me atë cop rroge qesharake… punonjësi me gradë merr 380 mijë lekë të vjetër. Turp”, theksoi në rrjetin social “Facebook” gazetarja Afrovita Hysaj.
Pas ngritjes së alarmit mbi këtë çështje, ditën e mërkurë nisi zyrtarisht kontrolli i KLSH-së në zyrat e Emergjencave Civile, duke nisur në drejtorinë e përgjithshme të emergjencave civile si dhe hallka të tjera të Ministrisë së Brëndshme që lidhet me emergjencat civile, në Ministrinë e Mbrojtjes si dhe ato të pushtetit vendor.
Sipas burimeve, me urdhër të kryetarit të KLSH, Arben Shehu, do të auditohen të gjitha tenderimet e viteve të fundit për blerjen e paisjeve të emergjencave. Ky kontroll nisi pas zjarreve të fundit ku pati akuza të shumta se punonjësve ju mungonin pajimet bazë.
Nisja e këtij kontrolli pati një bllokim nga ana e strukturës së emergjencave qëndrore civile pasi drejtori ishte me pushime, duke shkaktuar dhe një reagim nga kreu i KLSH Arben Shehu i cili i bëri thirrje për rikthim në punë.
Pas rikthimit,një ditë më parë ka nisur kontrolli edhe në këtë institucion. Gjithashtu ,KLSH do të auditojë dhe verifikojë në ministrinë e Brëndshme, ministrinë e Mbrojtjes si dhe pushtetin vendor, të gjitha paisjet që janë në dispozicion për raste emergjencash si ajo që po përjeton aktualisht vendi.