Një fëmijë 3 vjeçar ka humbur jetën paraditen e sotme si pasojë e një aksidenti rrugor.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Bujqës (Elbasan), ku një makinë e drejtuar nga një 38-vjeçare ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën fëmija i saj.
Nga raportimet mësohet se nëna Oltja Maloku, e cila drejtonte mjetin, është në gjendje të rëndë.
“Më datë 05.08.2021, rreth orës 09:15, në fshatin Bujqës, Elbasan, shtetasja O.M., 38 vjeçe, banuese në fshatin Mengël, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi D.M., 3 vjeç, i cili ishte pasagjerë në këtë mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, ka njoftuar policia.