SALI BERISHA, LEGJENDË E DIKTATURËS KOMUNISTE

6 Minuta Lexim

Pikërisht ky stomaku i hajdutëve ka bërë pis qeverinë, opozitën, drejtësinë, median, e deri mitingashët që i ndërrojnë herë Basha, herë Meta e herë Rama, për ta shtyrë qoftë edhe me ndonjë ditë arrestimin e tyre…

Nga Sokol PEPUSHAJ –

Sali Berisha, megjithëse kufomë, e thërret Yuri Kim-in në duel me datën 9 shtator, përpara Parlamentit të Shqipërisë. I ngërdhuzet Amerikës, i çon “haber” që të mos gabojë ta nguci, se është e vogël para parave e pushtetit që ka ky Bajlozi i Zi i Ballkanit.

Kushdo çapitet për të sfiduar Bajlozin, ose Harapin e Zi, siç njihet në gjuhën e popullit, ai tërbohet deri në mizori.

Berisha i tërbuar, do të donte një burrë në log, si me thënë dyshin e globit, Sekretarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, por meqë ai është në ca beteja me Kinën dhe Rusinë, i ka çuar një femer.

Kjo përfaqësuesja amerikane, e kërkoi me të butë ndeshjen, po ku merr vesh një “trim” komunist si Berisha. Atij i ngjan Yuri Kim si Taulant Balla.

Lëshoi kushtrimin mbi “fshatin” e tij, se do ta “hajë” aty në shesh, ambasadoren Yuri Kim, më 9 shtator.

Yuri Kim lëshoi zë. I tha se po, aty më ke, në shesh të burrave. “Armët” që do ketë në brez ambasadorja janë të gjitha instrumentat dhe potenciali i SHBA-ve për izolim të korrupsionit.

Po pse ndeshja merr kaq vëmëndje?

Sepse Balozi Sali Berisha, deri sa mori“non-gratan”, ishte i pandalshëm, në izolim total të Shqipërisë me botën perëndimore dhe drejtësinë.

Si do shkojnë punët më 9 shtator, thoni ju?

Në fakt, ky është diskutimi.

Deri me rastin Berisha, Amerika i ka zgjedhur vetë miqtë dhe “armiqtë”.

Kinës dhe Rusisë, për shëmbull, gjithmonë i janë vënë kufijtë tek thana, apo jo?

Saliu nuk është dakord.

Eshtë e vetmja monster në këtë botë, që “lufton” i vetëm kundër vëndimeve të Washingtonit zyrtar, madje i cakton edhe datën dhe orën ku do ta mundë Amerikën.

Shtëpia e Bardhë e do jashtë parlamentit Sali Berishën pasi paraqet rrezikshmëri shoqërore.

Sali Berisha ka përfshirje në akte korruptive, si keqpërdorimi i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset demokratike, përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitime vetjake dhe pasurimin e aleatëve politik dhe anëtarëve të familjes, në shpërdorim të besimit të publikut shqiptar ndaj institucioneve qeveritare dhe zyrtarëve.

Jemi në realitet, apo legjenda urbane?

Nëse asnjëherë as Kina dhe as Rusia, nuk nxorën një kërcënatë të drejtpërdrejtë ndaj Washingtonit, selia e Partisë Demokratike, në çmënduri të plotë, i kërkon ambasadores Yuri Kim shpjegime për fërkime.

Duhet t’ja sjellë Lul Bashës në tavolinë.

Pra, Sali Berisha nuk pyet perëndimin, nuk pyet Amerikën, nuk njeh politikat dhe akuzat e tyre. Me pak vota militantësh, demonstron forcë dhe i tregon grushtin vendit të demokracisë dhe lirive njerzore, si në përralla me cartana.

Me Rusinë dhe Kinën, Amerika ka problem ideologjinë, ndikimin e mundshëm përnxitje konfliktesh këtej nga  Ballkani Perëndimor dhe andej nga Deti i Kinës Jugore dhe Ukrainës. Por edhe përmasimi i  biznesit të zi, të pasigurtë, ka mbajtur të fortë fërkimin.

Rusia, në 100 vjet përplasje me Amerikën ka pësuar vetëm humbje dhe asnjë fitore. Kështu edhe Kina.

As  Vldimir Putin, as Kryetari i Shtetit kinez Xi Jinping nuk u “nxehën” asnjëherë me Amerikën. Mos janë më të dobët se Berisha i vetëm?

Pranuan  Kina dhe Rusia dështime historike, rënie, ndërhyrje në “modelim” sistemi, por kurrë nuk u çmendën sa të deklarojnë se “nuk ka Amerikë, as forcë në Botë që ndërhyn në ”strategjinë e lojës” tonë.

A kemi ngjarje të madhe apo të çmendur?

Ngjarje të madhe jo, por të bujshme për Shqipërinë dhe Ballkanin po.

Qëndrimi i Sali Berishës, ka afruar fundin e tij dhe të hajdutëve. Pra, do të kemi shtator arrestimesh.

Është rritur varfëria e thelluar diferencimet shoqërore. Pushteti absolut dhe abuzimi pa kufizime me fondet publike, kanë ngritur tensionet sociale.

Sali Berisha është legjendë e diktaturës komuniste. Si pijanec, fut gishtat në fyt dhe vjedh çka brenda stomakut.

Ky ambient, peng i elitave politike, ka shumë lëndë toksike berishiane.

Pse nuk ndihet kryeministri Edi Rama, thoni ju?

Edi Rama, Aleksandër Meksi, Fatos Nano, Ilir Meta, Pandeli Majko dhe të tjerë ish kryeministra, kanë në trup “vaksinën” e Berishës, antiamerikanizmin.

Pikërisht, ky stomaku i hajdutëve, ka bërë pis qeverinë, opozitën, drejtësinë, median, e deri mitingashët që i ndërrojnë herë Basha, herë Meta e herë Rama, për të shtyrë qoftë edhe ndonjë ditë arrestimin e tyre.

Këto ditë do kemi lajme nga “fronti”, si me thënë:

Amerika, “luftë” me Kinën e Rusinë, Yuri Kim “plagos” Salinë./Pamfleti – Titulli është i Arberianews/

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull