Dy të burgosurit që tentuan të arratisen ditën e sotme nga burgu 313 janë Arbër Cekaj dhe Fatjon Pjetri. Të dy janë të njohur për kronikën e zezë vitet e fundit pasi Cekaj ishte dënuar një javë më parë me 14 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë të fshehura në banane dhe Fatjon Pjetri ishte dënuar për disa grabitje si pjesë e bandës së babagjyshëve në vitin 2013./ Arberianews.net