Kryeministri Edi Rama, ka reaguar përmes një postimi në Tëitter, në lidhje me deklaratën e qeverisë gjermane pro projektit ‘Open Balkan’ dhënë mediat kosovare. Rama në reagimin e tij përcjell fjalët e qeverisë gjermane se bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor është i dobishëm dhe e rëndësishme është të jetë gjithpërfshirëse.
Postimi i plotë i kryeministrit Rama në Twitter:
“ÇUDI”! Qeveria gjermane e mbështeska Open Balkan ndryshe nga çfarë u thuhet njerëzve në Prishtinë e Tiranë prej atyre që s’pyesin për Amerikën dhe jo vetëm kaq, po kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor!
Open Balkan thotë qeveria gjermane duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe po, patjetër, kështu duhet të jetë e ndaj dera është e hapur, por as nuk përfshijmë dot kënd me zor, as nuk rrimë dot të presim sa t’u mbushet mendja atyre që s’duan të kuptojnë se kjo është rruga e të ardhmes!