Shpërthejnë 10 mina të Luftës së Parë Botërore, zjarrfikëset luftojnë me flakët

1 Minuta Lexim

Në fshatin Radat të Dropullit në Gjirokastër kanë shpërthyer 10 mina të Luftës së Parë Botërore. Mësohet se predhat kanë shpërthyer si pasojë e nxehtësisë së zjarrit që përfshiu bimësinë e kësaj zone paraditen e sotme.

Nga ngjarja në fjalë nuk bëhet me dije nëse janë shkaktuar dëme në njerëz apo materiale. Zona ku ndodheshin minat është e pabanuar, por forcat e zjarrfikëseve dhe efektivët e Forcave të Armatosura janë në terren duke luftuar me flakët.

Burimet bëjnë me dije se situata kritike me zjarrin në fshat ka mbaruar ndërkohë që kanë shpërthyer 10 minat.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull