Vendosja e Nënë Terezës në pullën e postës së Kombeve të Bashkuara, Meta: Përshëndes vendimin

1 Minuta Lexim

Presidenti i vendit Ilir Meta, ka reaguar përmes një postimi në facebook në lidhje me vendimin e Administratës Postare të Kombeve të Bashkuara për të vendosur imazhin e Nënë Terezës në pullat e postës. Teksa përshëndet vendimin, Presidenti Meta thekson se shembulli i humanizmit dhe solidaritetit njerëzor të saj duhet të na udhëheqë në përditshmërinë tonë.

Postimi i plotë i Presidentit Meta:

“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.

E përshëndes vendimin e Administratës Postare të Kombeve të Bashkuara për të stampuar këtë porosi të përjetshme dhe frymëzuese të Shenjtores Nënë Tereza, në nderim të veprës së simbolit shqiptar dhe botëror të humanizmit e solidaritetit njerëzor, shembulli i së cilës duhet të na udhëheqë në përditshmërinë tonë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull