15 vjeçari me BMW futet në market, plagos një grua(Detaje)

1 Minuta Lexim

Detaje të reja lidhur me ngjarjen që për pak nuk pati pasoja fatale sot në Vlorë, në rrugën që të çon për te fugonat e Kaninës.

Drejtuesi i BMW X5 që humbi kontrollin dhe u fut në market ishte një 15-vjeçar që sapo e kishte marrë mjetin nga lavazhi për ta çuar në shtëpi.

Jashtë marketit ndodhej një grua që po blinte ushqime dhe për pasojë është lënduar, por nuk dihet gjendja e saj shëndetësore, pasi ndodhet në Spitalin e Vlorës. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull