Mbrojtjes Civile dhe Emergjencave Prefektura Kukës kanë dhënë njoftim në lidhje me situatën e zjarreve në vend.
Njoftohet se situata vijon të jetë problematike në Majën e Rrunës, pavarësish punës për të shuar flakët.
Sot nga bashkia janë angazhuar 10 forca të MZSH-së, 7 punonjës të pyjores dhe Nj.Ad Malzi, 5 nga komuniteti dhe 15 forca të DMR-së Kukës.
Njoftimi i plotë:
Situata e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës(Laku i Thive) Nj.Ad Malzi bashkia Kukës vazhdon të jetë problematike me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës dhe forcat e DMR-së Kukës.
Sot nga bashkia janë angazhuar 10 forca të MZSH-së, 7 punonjës të pyjores dhe Nj.Ad Malzi, 5 nga komuniteti dhe 15 forca të DMR-së Kukës. Nderkohe ka filluar nderhyrja me helikopter.