34-vjeçarit i gjejnë në shtëpi 35 kapsolla detonatore, arrestohet

1 Minuta Lexim

35 kapsolla detonatore janë gjetur në banesën e një 34 vjeçari në Selenicë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë, arrestuan në flagrancë shtetasin Leonard Xhelaj, banues në Selenicë, “pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë gjahu teke dhe 35 kapsolla detonatore” informoi sot policia.

Ndërkohë në Sarandë, arrestua në flagrancë shtetasin Ergys Tarko, 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lendë narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull