Zbut lëkurën dhe largon skuqjet/ Trajtimi i thjeshtë me 2 përbërës

2 Minuta Lexim

Lëkura e mirë dhe e butë tregon për një shëndet të mirë të të gjithë organizmit. Për ta pasur atë gjatë gjithë jetës mund të themi se gjenetika luan një rol të rëndësishëm, por edhe faktorë të tjerë siç është përkujdesja ndaj saj apo faktorët e jashtëm atmosferikë e stili i jetesës.

Në përkujdesjen ndaj lëkurës është folur shumë, por sot ju tregojmë një nga mënyrat më të shëndetshme të trajtimit të saj fare lehtë në shtëpitë tuaja. Do ju duhen vetëm dy përbërs të cilët janë aloe vera dhe vaji i kokosit. Kjo mënyrë e përgatitjes së tyre si një trajtim fytyre do ju ndihmojë të largoni djegiet nga dielli, papastërtitë dhe do ta lërë fytyrën të butë e të hidratuar.

Përbërësit
-65 gr xhel aloe vera
-30 ml vaj kokosi
-Vaj esencial limoni apo portokalli sipas dëshirës

Përgatitja
Për të nisur me përgatitjen dhe aplikimine këtij trajtimi si fillim sigurohuni që lëkura juaj është e pastër. Lajeni atë mirë me ujë të vakët duke përfshirë në këtë proces edhe qafën. Më pas vazhdoni me përgatjten e trajtimit, duke përzier në një enë qelqi xhelin e aloe verës dhe vajin e kokosit derisa të formohet një masë kompakte dhe e lëngëshme.

Sipas dëshirës mund të shtoni edhe pak vaj esencial limoni apo portokalli për aromë më të mirë dhe për më shumë veti përtharëse të trajtimit mbi lëkurë. Të gjithë masën aplikojeni me duar duke masazhuar mbi fytyrë dhe qafë me lëvizje të buta rrethore. Lëreni të veprojë përgjatë natës dhe në mëngjes shpëlajeni me ujë të vakët. Këtë trajtim mund ta kryeni një her në javë ose sa herë që shikoni se fytyra juaj është e skuqur, e ashpër dhe e lodhur./AgroWeb

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull