Nga Arben MALAJ-
” Duan me ja lejnë dobiçin ne dere” ky eshte thelbi i nje fushate denigruese ndaj kryeministrit te Kosoves Kurti, nje lideri te zgjedhur disa here fitues legjitim me vullnetin e drejtperdrejt te popullit te Kosoves. Kurti deri tani nuk ka nisur asnje fushate kunder Rames ndersa e kunderta eshte lehtesisht e kuptueshme dhe e verifikueshme.
Lidershipi i Kosoves ne cdo rast dhe pavaresisht se kush eshte president apo kryeminister i saj – duhet ndihmuar te jete i sukseshem me sfidat e popullit te tij dhe te njihet dhe respektohet si lidershipi i nje shteti te pavarur.
Kurti mund te kete dhe ka jo pak sfida qe duhet ti perballoj me mire per te permbushur premtimet por edhe detyrimit morale dhe ligjore per nje nje shtet funksional dhe per nje mireqenie ne rritje te popullit te Kosoves si edhe per te lehtesuar cdo integrim reale te Kosoves ne institucionet euro-atlantike.
Por asnje udheheqes legjitim i Kosoves nuk duhet trajtuar si nje femije qe e merr perdore dhe prezantohet ne cdo insiative, projekt dhe tryeze nderkombetare nga udheheqesit e Shqiperise.
Egoizimi, fodulleku, pa qartesia, pa njohurite dhe sidomos vete-vleresimi si lider global apo si udheheqes i derguar nga zoti,ne asnje rast nuk duhet te synojne te minimizojne mandatin kushtetues te liderve te Kosoves per perfaqesimin e daj.
Askush nuk duhet ti spostojne nga perfaqesimi i drejteperdrejte, nuk duhet ti zvendesojne dhe aq me keq ti godas me nje ushtri te mire-organizuar dhe te mire paguar e pajisur me “armatim digital modern” nepermjet rrjeteve sociale – lideret legjitim te Kosoves, duke i penguar te plotesojne mandatin politik qe ju ka besuar populli i Kosoves.
Sa me afer votes se votuesve eshte nje lider aq me i madh eshte legjitimiteti i perfaqesimit dhe aq me i voger eshte deficitit demokratik i mos perfaqesimit.
Si mund te kritikosh kryenministrin legjitim te Kosoves pse nuk erdhe ne Samitin e Shkupit per konferecen e Mini-Shengenit/Open Ballkan kur organizatoret nuk i dergojne ftese zyrtare?!
Kur nuk i lene kohe Kurtit qe keshilltaret te diskutojne per axhenden, per draft deklaraten dhe objektivat qe synohen nga keto inisiativa rajonale te rendesishme per Ballkanin Perendimore?! Bile publikisht synon ta ofendosh duke ju drejtuar nga nje aktivitet rajonal se “na lodhe me qendrimet na derguan apo nuk na derguan ftese”??!!.
Vetem per fjaline qe Presidenti Regan i tha balleperballe Gorbacovit ne Berline : “Rrezoheni kete murre z. president”, Departamenti i Shtetit, Pentagoni dhe Keshilli i Sigurimit Kombetare debatuan mbi 6 muaj dhe nuk rane dakort ne duhet te thuaj kaq qarte dhr kaq prere deri edhe kur rrotat e avionit presidencial preken aeroprtin e Berlinit.
Politika nuk eshte spot televiziv e aq me pak marketing digital me blerje te mbeshtetesve patronazhiste.
Si mund te deklarosh se ne po i pranojme afganet por kete duhet te bej edhe Kosova, kur e verteta ishte se Presidentia e Kosoves dhe Kryeministri Kurti nga pikepamja e kordinimit institucional dhe strategjia e komunikimit publik rezultuan shume me te pergjegjshem dhe efektiv se Rama.
Si mund te besh presion publik lidershipit politik te Kosoves, ose mbeshtesni opsionin per te cilin ka rene dakort Vucic dhe Rama ose amerikanet do tju braktisin.
E kunderta eshte e vertete, presidenti Biden garantoi mbeshtetjen e perhershme te SHBA per Kosoven dhe SHBA i dhuruan 500 mije vaksinave qeverise Kurti per popullin e Kosoves.
Si mund ta quash sukses “Samitin e Shkupit” kur ne tavoline nuk kishte asnje nga shtetet qe e paguan rende gjenocidin serb?
Projekti BE u be publik dhe efektiv qe ne1952 me marreveshjen e pare ekonomike per komunitetin ekonomik te hekurit dhe qymyrit, ku ne tavoline u ulen nen vizionin dhe pergjegjesi te perbashketa lideret e vendeve fituese dhe humbese te luftes se dyte boterore.( https://www.dw.com/…/qymyri-hekuri-dhe…/a-16120004)
Pse keq perdoret kunder Kurtit qendrimi publik i BE dhe Gjermanise se ato jane ne mbeshtetje te Open Balkan, kur per ta procesi eshte shume me i rendesishem se afatet e imponuara?
CEFTA ka vite qe funksionn dhe brenda saj Kosova ka permbushur detyrimet e saj. Reciprociteti i “kunder masave”: eshte ne thelbin e cdo politike te lire dhe te ndershme tregtare. Qeveria Hajredinaj aplikoj takse te vecante per mallrat serbe per shkak te intensifikimit te Serbise per te anulluar njohjet nderkombetare te Kosoves.
Open Ballkan nuk sjelle ndonje te re esenciale ne procesin e integrimit ekonomik midis vendeve te Ballkanit Perendimore ku dihen 5 hapat konkrete te thellimit dhe zgjerimit te integrimeve rajonale dhe blloqeve ekonomike.
Hapi i pare – marreveshjet e bilaterale te Tregtise se lire ( MTL) , te cilat kane vite qe jane nenshkruar dhe implementohen midis te gjitha vendeve te BP dhe midis tyre dhe BE. MTL ne disa raste cenohen nga luftrat tregtare nepermjet barrierave jo tarifore.
Por ndalja e luftrave politike te Serbise per te mos njohur Kosoven dhe per te anulluar njohet e saj nderkombetare – e pengon zgjerimin dhe thellimin e integrimit rajonale me shume se luftrat e perkohshme tregtare te Kosoves kunder Serbise.
Kur u vendos taksa Hajredinaj publikisht kam theksuar se : “Do te jete shume e veshtire per Kosoven te marr nje perfitim te madh politike – njohjen nga Serbia- duke perdorur nje takse kunder saj.
Hapi i dyte – eshte bashkimi doganore – qe ne kupton se vendet heqin doganat midis tyre, unifikojne standartet per te lehtesuar tregtine midis tyre dhe vendosin nje takse unike ndaj vendeve jashte ketij bashkimi doganore. Kjo ka ndodhur nen CEFTA – pavaresisht problematikave spontane.
Hapi – trete – eshte krijimi i nje tregu unik qe eshte ne themele te inisitives OPEN BALKAN – qe lehtesonte kater lirite : (i) levizjen e lire te mallrave; (ii) te sherbimeve; (iii) te kapitaleve dhe (iv) te punes. Ne vete historine e BE – Traktati per tregun unik eshte traktati qe u miratuan me lehte dhe u be me shpejte funksional dhe perfitues-sjelles me shume se cdo traktat tjeter. Kjo sepse perfitimet ne ritmet e rritjes ekonomike dhe rritjen e punesimit ishin te prekshme.
Por ne vitin 2004 me rastin e zgjerimit te BE me 10 vende ish komuniste.BE15 u la fleksibilitet cdo vendi anetare te saj per ta vendosur vete vitin per hapjen e tregjeve te tyre te punes, periudhe qe luhatej ne 7 deri ne 9 vite dhe qe per shkak te krizave te ndryshme qe u perballen BE15 – pati vonesa.
Tregu unik evrpina (TUE) synon te lehtesohet ne funksionimin e tij nepermjet procesit te perafrimit te legjislacioneve kombetare dhe nepermjet direktivave te BE-se. BE edhe pse ka nje fuqi te dobet buxhetore ne vetem rreth 1.2 % te GNI-se, imponon rreth 80% te rregullave te TUE.
Konkretisht kjo u konstatua me rastin e pandemise. – Institucionet e BE miratonin vaksinat, por kjo nuk ishte automatikisht e imponueshme pe vendet anetare te cilat ne jo pak raste nuk e humbisnin te drejten te kerkonin miratim nga autoritetet e tyre rregullatore dhe licensuse ne fushen e vaksinave dhe barnave.
Hapi i katert – eshte bashkimi ekonomik qe nenkupton TUE + harmonizmin e politikave fiskale dhe monetare. Duhet theksuar se Banka Qendore Evropian dhe Monedha e perbashket euro jan niveli me i larte aktual i thellimit te integrimit brenda BE deri ne nivel federalist. Vendet e eurozones kane dorezuar sovranitetin e tyre kombetare ne politikat monetare dhe ne monedhen kombetare, duke ja deleguar ato BQE-se.
Ndoshta ka nevoje per me shume transparence nqs OPEN Balkan parashikon nje monedhe te perbashket – por diversifiteti i monedhave qe perdorin vendet e BP xdhe diferencat ne nivelet e zhvillimit dhe integrimit eshte i larte. MZ dhe Kosova perdorin euron edhe pa qene anetare te eurzones, ndersa MV, BH dhe Shqiperi perdorin monedhat e tyre kombetare. Nuk po ndalem ne teorin e Nobelistit Mundell ( https://www.nobelprize.org/…/econom…/1999/mundell/facts/
– Prize motivation: “for his analysis of monetary and fiscal policy under different exchange rate regimes and his analysis of optimum currency areas” dhe 6 kushtet kritike qe ato te behen funksionale.
Deri tani avancimi i bashkimit ekonomik i BE27-se pengohet nga veshtiresia per federalizmin e financave pasi politikat fiskale vazhdojne te jene e drejte sovrane e vendeve anetare te saj.
BE po perdor instrumenta indirekt sic eshte “EU-semester” per te imponuar disipline dhe pergjegjshmeri ne manaxhimin e financave publike te cdo vendi te BE-se si parakusht per te garantuar efikasitetin e harmonizmit te politikave monetare me ato fiskale.
Kjo lehteson rritjen dhe kosolidimin e BE si nje fuqi globale ekonomike e mbeshtetur forte ne te dy kollonat ekonimike, ate te politikave monetare dhe te politikave fiskale.
Cfare ofron me shume OPEN BALKAN nga nje implementim i sukseshem i CEFTa-s dhe nje avancim i thellimit te integrimit midis vendeve te BP jo si qellim ne vertvete por si nje rrugetim efektin ne integrimin euro-atlantik ?!
Ne duhet ta synojme paqen e qendrueshme jo vetem apo kryesisht nga prania nderkombetare ne Ballkan por nga avancimi drejt Nato dhe BE, ku stabiliteti nuk duhet te Justifikoj shkeljen e demokracise dhe ku perligjia e kapjes see shtetit – nuk duhet te pengoj rritjen e mireqenies ne Balkan.
Ja pse demagogjia nuk mund te triumfoj mbi arsyen dhe pergjegjshmerine, ja pse vetkenaqesia qe cenon dhe demton autoritetin ligjore te lidershipit te Kosoves i demton shqiptaret me shume se cdo lidership i perzgjedhur me vote te lire nga votuesit e popullit te Kosoves.
Bile ketu ka edhe nje aspekt moral qe Kreshniku e kupton me qarte dhe me shpejte se ne eshte fakti qe certifikimi i zgjedhjeve ne Kosove ka vite dhe vazhdon te jete me kredibel se zgjedhjet ne Shqiperi perfshi edhe zgjedhjet 2021.
Nuk ka asnje gje te keqe te kerkosh qe qeverisja ne Kosove dhe Shqiperi te permiresohet, por qendrimet partizane por apo kudner partise apo liderve te parapelqyer e zbulojne keq thelbine angazhimeve tona publike.
Mirenjohje cdo individi apo personi publik qe perkushtohet per harmonine dhe bashkeveprimin midis lidershipit te Kosoves dhe Shqiperise. Keq ardhje per ata qe jane te palodhur “per tja lene dobicin ne dere lidershipit te Kosoves”
Arbeni