Prishi koncertin e Bregoviçit, arrestohet i riu që hodhi gaz lotsjellës (EMRI)

4 Minuta Lexim

Policia e Korçës ka arrestuar autorin e dyshuar të incidentit me gaz lotsjellës gjatë Festës së Birrës, ku po performonte këngëtari Goran Bregoviç.

Nga burime zyrtare bëhet e ditur se është arrestuar Redon Leka, 21 vjeç, banues në Tiranë (me precedent të mëparshëm penal në fushën e prodhimit e shitjes së narkotikëve, trafiqeve të paligjshme dhe krimeve kundër pronës) si edhe filluan procedimin penal për shtetasin F. K., 33 vjeç, banues në fshatin Xeng, Lushnjë.

“Më datë 22.08.2021, gjatë Festës së Birrës, 21-vjeçari Redon Leka, ka hedhur kapsolla lakrimogjene, me qëllim cënimin e rendit dhe sigurisë publike në aktivitet, por menjëherë u kap nga shërbimet e policisë duke bërë që ky veprim të mos cënonte mbarëvajtjen e aktivitetit i cili u mbyll sipas programit. Gjithashtu nuk influencoi as në pjesëmarrjen e publikut.

Gjatë shoqërimit të shtetasit Redon Leka, për në ambientet e Komisariatit, shtetasi tjetër F. K., ka kundërshtuar forcat e policisë, me qëllim pengimin e tyre në kryerjen e detyrës.

Në vendngjarje u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kapsollë detonatore e paplasur.

Nga ana e Policisë po punohet për dokumentimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë ngjarje.

Njoftimi

Hodhi kapsolla lakrimogjene gjatë Festës së Birrës, vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes, me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër rendit, sigurisë publike dhe pronës. Procedohet penalisht edhe 1 shtetas tjetër, që kundërshtoi punonjësit e policisë gjatë shoqërimit të autorit të dyshuar.Në vendngjarje u sekuestrua një kapsollë e paplasur.

Arrestohet edhe një 26-vjeçar për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Redon Leka, 21 vjeç, banues në Tiranë (me precedent të mëparshëm penal në fushën e prodhimit e shitjes së narkotikëve, trafiqeve të paligjshme dhe krimeve kundër pronës) si edhe filluan procedimin penal për shtetasin F. K., 33 vjeç, banues në fshatin Xeng, Lushnjë.Më datë 22.08.2021, gjatë Festës së Birrës, 21-vjeçari Redon Leka, ka hedhur kapsolla lakrimogjene, me qëllim cënimin e rendit dhe sigurisë publike në aktivitet, por menjëherë u kap nga shërbimet e policisë duke bërë që ky veprim të mos cënonte mbarëvajtjen e aktivitetit i cili u mbyll sipas programit. Gjithashtu nuk influencoi as në pjesëmarrjen e publikut.Gjatë shoqërimit të shtetasit Redon Leka, për në ambientet e Komisariatit, shtetasi tjetër F. K., ka kundërshtuar forcat e policisë, me qëllim pengimin e tyre në kryerjen e detyrës.Në vendngjarje u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kapsollë detonatore e paplasur.

Nga ana e Policisë po punohet për dokumentimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë ngjarjeGjithashtu po nga këto struktura, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Kent Çeka, 26 vjeç, banues në Durrës, pasi në Terminalin e Autobusave, gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull