Roli i kafesë në shkrirjen e dhjamit

1 Minuta Lexim

Lajme të mira për gjithë adhuruesit e kafesë, sidomos ata të cilët bëjnë rregullisht ushtrime fizike dhe duan të shkrijnë sa më shumë dhjam.

Sipas një studimi të fundit të publikuar në gazetën e Shoqërisë Ndërkombëtare të Dietave Sportive, bëhet e ditur se dy prej periudhave kohore më të përshtatshme për të konsumuar kafe janë, gjatë orës 10 të mëngjesit dhe orës 2 deri në 5 pasdite, që është koha kur hormoni juaj kortizol nuk është në kulmin e tij dhe ju me të vërtetë mund ta shfrytëzoni sa më shumë marrjen e kafeinës.

Por nëse jeni person që ushtron rregullisht dhe po kërkoni të përfitoni sa më shumë nga stërvitjet, atëherë u sugjerohet një tjetër orar kur duhet të pini kafe: para se të ushtroni.

Për më tepër – që është një lajm i shkëlqyeshëm për adhuruesit e kafesë – duhet të jetë kafe e fortë.

Megjithëkëtë, studiuesit tregojnë se ka kufizime për përfitimet e djegies së dhjamit në kafeinë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull