Partia Demokratike ka thërritur Këshillin Kombëtar në një takim që do të mbahet këtë të hënë, datë 30 gusht, në orën 18:00.
Ky takim vjen vetëm pak ditë para mbledhjes së Parlamentit të ri të dalë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ku PS fitoi 74 mandate, PD doli me 59 mandate, LSI mori 4 mandate dhe 3 mandate shkuan për PSD-në e Tom Doshit.
Sipas njoftimit të shpërndarë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, thuhet se në këtë takim janë katër pika në rend dite: Konstituimi i Këshillit të ri Kombëtar dhe zgjedhja e kryetarit të Këshillit; Zgjedhja e Kryesisë dhe Sekretariatit të Partisë; Njoftimi i përbërjes së Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD; dhe Caktimi i drejtuesve te Departamenteve të Këshillit Kombëtar.
Njoftimi:
Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar,
Ditën e hënë, datë 30 Gusht 2021, ora 18:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PDSH, me këtë rend dite:
- Konstituimi i Këshillit të ri Kombëtar dhe zgjedhja e Kryetarit të Këshillit Kombëtar.
- Zgjedhja e Kryesisë dhe Sekretariatit të Partisë; e Kryetarit të Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës; e Komisionit Zgjedhor; dhe të Bordit Financiar të Partisë.
- Njoftimi i përbërjes së Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD.
- Caktimi i drejtuesve te Departamenteve të Këshillit Kombëtar.
Mbledhja do të zhvillohet në Sallën e Mbledhjeve, Kati i II, Selia e PD.
Duke ju uruar punë të mbarë,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi