Tea Trifonin shumë shpejt do ta shohim si moderatore në këtë televizion

1 Minuta Lexim

Pjesëmarrja në emisionin “Për’puthen” i dha famën e dëshiruar personazheve që morën pjesë në këtë program, duke i hapur më lehtë dyert e së ardhmes.

Tashmë që janë personazhe publikë, ish-konkurrentët e “Për’puthen” kanë marrë oferta nga televizione të ndryshme për projekte nga më të shumëllojshmet, ndërsa burime për “Vip Magazine” bëjnë me dije se Tea Trifonin do ta shohim shumë shpejt në ekran.

Ajo është parë së fundmi në ambientet e “Top Channel” dhe burimet konfirmojnë se shumë shpejt, ajo do të jetë moderatore në një prej emisioneve të këtij televizioni.

Ndërkohë, ende nuk kemi asnjë konfirmim nga Tea lidhur me këtë lajm.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull