“Open Cinema”, mbrëmja e fundit në Tiranë me premiera të kinemasë shqiptare

4 Minuta Lexim

Tre filma artistikë shqiptarë u shfaqën në “Open Cinema” të mërkurën në Tiranë. Edicioni i pestë i “Open Cinema” përfundoi netët në kryeqytet, duke sjellë për publikun prodhime të ndryshme të kinematografisë. Nuk mungoi më parë dhe retrospektiva me filmat shqiptarë ndër vite, por dhe muzika live me kolonat zanore. Mbrëmja e fundit në Tiranë solli për publikun premiera shqiptare. Filmat që u shfaqën ishin “Profesionisti” dhe “Kuq e Zi” të financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, gjithashtu u shfaq edhe filmi “Sfida”. “Open Cinema” është projektuar dhe realizuar nga “Cinemania Production” me producent Skënder Jaçe. Ai shprehet se vëmendje këtë edicion të pestë mori dhe klipi muzikor. “Tirana ul siparin me “Open Cinema”.

Vëmendje sivjet në edicionin e pestë mori klipi, që u krijua enkas për këtë aktivitet kombëtar të titulluar “Eja në Open Cinema”. Me e tekst të Jorgo Papingjit dhe muzikë Enis Mullaj, kënduar nga e mirënjohura Irma Libohova, ai u kthye në një himn i aktivitetit ku njerëzit e këndonnin bashkërisht në fillim të çdo seance”, pohon ai. Në “Open Cinema” filma të ndryshëm u shfaqën për publikun, por emocion krijuan dhe kolonat zanore. Producenti Jaçe thotë se me interes ishte dhe takimi i artistëve me publikun. “Filmat premierë të zgjedhur, si dhe filmi i huaj u prit me shumë interes. Ajo që ishte interesante takimi me publikun i artistëve, të cilët biseduan me ta duke shuar kuriozitetin dhe duke bërë foto me ta. Gjallëri dhe emocion krijoi dhe performimi i kolonave zanore të filmit shqiptar, por dhe atij të huaj luajtur live nga mjeshtri Miron Kotani”, thotë ai. Në Tiranë “Open Cinema” u zhvillua me mbështetjen e Albanian-American Development Fundacion, Bashkia Tiranë, Pazari i ri, Qendra Kombëtare e Kinematografisë, “Production Cinemania”.

Filmat për publikun

“Profesionisti” është me regji nga Atina Laço dhe skenar Ylljet Aliçka, drejtor fotografie Adi Grishaj. Nës role Genti Kame, Xhavahir Zenelaj dhe Naun Shundi. Pas entuziazmit fillestar për liri, rënies së komunizmit në vendet ish -komuniste, u pasua nga humbja e vlerave dhe një çorientimi i fortë shpirtëror. Në këtë realitet, kursi pas parave dhe fitimit të shpejtë ka prekur pothuajse çdo aspekt të jetës së përditshme, përfshirë “kapacitetin e ngrirjes së kufomave në morgun e spitalit publik”, ku personi përgjegjës, me fjalë të tjera Profesionisti i mortit, kushtëzoi majën e njerëzve, në lidhje me kufomën, me kapacitetin ftohës të frigoriferit të morgut, ku kufomat do të “priteshin” për një periudhë të caktuar kohe. Filmi “Kuq e zi” është me regji nga  Edmond Mandro, producent Adi Grishaj, montazhi Gjergji Pano, producent ekzekutiv Dionis Papadhimitri.

Fëmijët janë njësoj si krijesë në këtë planet, që quhet tokë, pavarësisht ngjyrës apo racës që përfaqësojnë. Pikërisht këtë trajton dhe ky film i metrazhit të shkurtër, ku në qendër ka një fëmijë rom. Filmi “Sfida” ka në qendër të tij jetën e thjeshtë dhe peripecitë e një gruaje shqiptare. Me skenar dhe regji nga Lulzim Sula në role janë Birçe Hasko, Suela Konjari dhe Bujar Asqeriu. “Open Cinema” në Tiranë nisi më 22 korrik.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull