Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Gjirokastër, ja sa persona ishin në mjet

1 Minuta Lexim

Gjashtë persona kanë qenë në total brenda furgonit, i cili doli nga rruga ditën e sotme në Qafë-Muzinë dhe përfundoi në greminë.

Pesë prej tyre dyshohet se kanë humbur jetën tragjikisht, pasi furgoni ra nga 30m lartësi në një kthesë ku mungonin barrierat mbrojtëse.

Gazetarja e Fax News raportoi nga Gjirokastra se familjarët e viktimave kanë mbërritur në vendngjarje me mjetet e tyre personale.

“Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të bërë të mundur nxjerrjen e trupave. Dyshohet për 5 viktima. Kanë qenë në total 6 persona bashkë me shoferin. Dyshohet se bënte linjën Gjirokastër-Sarandë. Janë nxjerrët të gjithë nga furgona dhe për momentin ndodhet në vendngjarje vetëm furgoni. Mbi 30 metra lartësi ka rënë furgoni. Në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur aksidenti mungonin këto barriera. Në vendngjarje kanë mbërritur dhe familjarët me automjetet e tyre”, tha gazetarja.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull