FOTO/ Ja kush është 58-vjeçari që u ekzekutua mbrëmë në sy të gruas

1 Minuta Lexim

Personi që shihni në foto është Sokol Çelaj, 58-vjeçari që mbrëmë iu bë atentat fare pranë shtëpisë në fshatin Reç të Malësisë së Madhe. Ai ishte duke shkuar me gruan me makinë drejt shtëpisë, ku persona ende të pa identifikuar i bënë pritë dhe lëshuan breshëri plumbash mbi mjetin.

Çelaj ka ndërruar jetë në spital, si pasojë e plumbave të marra pranë zemrës e sipër brinjëve. Viktima kishte pak ditë që ishte kthyer në Shqipëri, pasi prej vitesh jetonte në Angli.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull