Jeni në fillimet e një njohje? Këto janë disa shenja ku ju tregojnë se ai lë kokën pas jush

2 Minuta Lexim

Ngritja e mëngëve

Sipas ekspertëve të marrëdhënieve në çift, Jo Hemmings, thotë se ngritja e mëngëve gjatë një takimi tregon që burri ka interes ndaj gruas me të cilën ka dalë në takim. Ky veprim shpesh është një shenjë e fshehur e tërheqjes duke qenë se burrat janë të predispozuar të tregojnë anën e tyre më të dobët vetëm me gratë që vërtet pëlqejnë.

Dëshira për të shkruar në çdo moment

Gjithmonë do gjejë një arsye për t’ju shkuar .Biseda rreth gjërave të zakonshme , pyetje por dhe informimi mbi aktivitetin gjatë ditës . Nëse dikush është realisht i interesuar për të krijuar një marrëdhënie me ju, atëherë ai do të mbajë mend edhe detaje të bisedave tuaja të mëhershme. Këto detaje mund të jenë edhe çelësi që do t’i ndihmojë ata për të hapur biseda të reja me ju.

Gjuha e trupit

Një person tregon që ka interes ndaj jush edhe nëpërmjet gjuhës së trupit. Dëshira që ka për të qëndruar afër jush, ju jep ndjesinë se ai ka një tërheqje ndaj teje.

Ndër shenjat që lidhen me gjuhen e trupit që shprehin interes janë shikimet e gjata në sy, kthimi i trupit kah jush, ose dhe hapja e këmbëve më shumë se zakonisht.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull