Rama viziton afganët e strehuar në Durrës, shpërndan dhurata për fëmijët

2 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë pasdite shtetasit afganë, që mbërritën në Shqipëri në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe janë strehuar në “Prestige Resort”, në Durrës, si dhe në disa struktura të tjera hotelerie të qytetit bregdetar.

Gjatë vizitës së tij te “Prestige Resort”, Rama ka zhvilluar diskutime me afganët e ardhur në vendin tonë, si dhe ju ka dhuruar fëmijëve disa lodra.

Pjesë nga diskutimet:
Afgania: Dua t’iu falënderoj për mikpritjen. E di që nuk është e lehtë të strehosh kaq shumë njerëz krejt papritur, por kolegët tuaj kanë bërë më të mirën.

Rama: Kemi qenë në këtë pozitë, e dimë çfarë është. Çdo gjë është në rregull këtu?

 

 

Afgania: Po, në rregull. Shumë faleminderit. Kanë qenë të gjithë shumë të gjindshëm, kanë bërë maksimumin. Nuk ka qenë e lehtë, për të qenë të ndershëm, duket ende si një makth nga i cili do të zgjohemi, por realiteti është ky që është për fat të keq. Duket si të vish nga ferri në parajsë, ka qenë shumë e vështirë për të gjithë.

Rama: Kemi sjellë disa gjëra për fëmijët. (Shpërndan dhuratat për fëmijët)

Afgania: Faleminderit shumë kryeministër. Për çdo gjë jemi këtu, për çdo gjë që të keni nevojë. Na keni mbështetur shumë, po i bëni gjërat shumë të lehta për ne këtu.
Rama: Kemi qenë në këtë situatë 30 vite më parë.

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull