Dy avionë me afganë zbarkojnë në Rinas, 417 emigrantë të ardhur deri tani

1 Minuta Lexim

Dy avionë afganë me emigrantë afganë zbarkuan këtë mëngjes në Rinas.

Në orën 3.50 mbërriti në aeroportin e Rinasit avioni me 154 pasagjerë, 108 prej të cilëve u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës, konfirmoi Ministria e Jashtme.

Ndërsa rreth orës 9:00 mbërriti avioni i pestë nga Afganistani brenda 72 orëve me 28 persona në bord, të cilët u vendosën në Tiranë, shtuan të njëjtat burime.

182 personat e mbërritur sot çojnë në 417 numri e qytetarëve afganë të ardhur në vendin tonë deri tani.

Shqipëria pitet të strehojë përkohësisht rreth 4000 emigrantë, ka konfirmuar më herët kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë, evakuimet nga Afganistani që tashmë kontrollohet nga talibanët, pritet të mbyllen brenda këtij muaji.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull