Në kohë pandemie, një ftohje gjatë verës me gjasë shoqërohet me dilemën nëse thjesht jeni ftohur apo jeni infektuar me Covid. Me Deltën që qarkullon, situata është e paqartë. Simptomat e ftohjes vs Covid
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), simptomat e ftohjes zakonisht përfshijnë:
– dhimbje fyti
– hundë të lëngshme
– kollitje
– tështimë
– dhimbje koke
– dhimbje trupi
Për krahasim, simptomat kryesore të Covid-19 përfshijnë temperaturë ose të dridhura dhe gulçim, sipas CDC. Varianti Delta ka simptoma shtesë.
Simptomat e variantit Delta janë të ndryshme nga lloji origjinal i koronavirusit. Më parë, njerëzit zakonisht kishin kollë, temperaturë dhe gulçim. Me variantin Delta, njerëzit mund të paraqesin kongjestion të hundës, dhimbje koke, dhimbje të fytit apo edhe dhimbje stomaku. Shumë nga këto simptoma janë të ngjashme me ftohjen, alergjinë, ose infeksion të sinusit.
Si mund ta dini çfarë keni?
Nuk ka asnjë mënyrë që një person të dallojë lehtë Covid-19 nga infeksionet e tjera të traktit të sipërm respirator. Të gjithë viruset kanë simptoma të mbivendosura, kështu që nuk ka asgjë specifike që mund të thuash që nuk keni Covid.
Sidoqoftë, duhet të përmendet se një infeksion i rëndëi i Covid është i rrallë për njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar.