Braçe paralajmëron vaksinim të detyrueshëm për këdo që ka marrëdhënie me shtetin

3 Minuta Lexim

Braçe paralajmëron vaksinim të detyrueshëm për këdo që ka marrëdhënie me shtetin: Boll me llafe! Pas sh

Zv/kryeministri Erion Braçe ka komentuar përmes një postimi emcional në Instagram masat e reja të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Braçe i ka cilësuar masat e reja të domosdoshme dhe apelon të gjithë qytetarët të bëjnë vaksinën.

Ai shkruan se kushdo që është në marrëdhënie me shtetin duhet të vaksinohet pasi e ka me detyrim përveçse edhe mundësi për të shpëtuar shëndetin e tij.

“Boll me llafe, shko dhe bëj vaksinën”, shkruan mes të tjerash Braçe.

Postimi i plotë:

Masa  të reja me COVID, të domosdoshme pas shthurjes dhe mosvaksinimit!

VAKSINIM! Vaksinim i detyrueshem per mjeke, infermiere, mesues, edukatore, studente! Levizja per cilendo nevoje nis ne oren 6.00 dhe mbyllet ne oren 23.00;

Ne kete ore mbyllet dhe cdo aktivitet tjeter! Nga data 6 shtator hyrja ne Shqiperi do te behet vetem nese ploteson nje nga tre kushtet: pasaporte vaksinimi, test PCR, deshmi qe ke kaluar Covid brenda 6 muajve te fundit!

Vendosja e maskes e detyrueshme ne cdo ambjent te mbyllur, Qendra Tregtare, cdo njesi sherbimi, fabrika, aeroporte, autobuse etj;

E ndeshkueshme me gjobe mos mbajtja e maskes ne keto ambjente!

Vijon te jete ne fuqi qendrimi mbyllur i diskotekave, klubeve te nates etj!

Tani kam nja dy fjale me keta reaktivet e rjeteve sociale qe sapo nisen fushaten:

Gjithcka kthehet në liri e me masat standard, maskë, distancë e larje duarsh me një vaaaaaaksinë! 95% e te infektuarve te perditshem jane te pa vaksinuar! Dhe te pa vaksinuar në këtë vend janë shuuuumë! Ka dhe nje kategori tjeter me te cilet eshte e veshtire te merresh vesh;

Dy muaj me pare: Ka ra ekonomia, ka ra biznesi, spo vijne turista, sble kush, na iku vera pa ba nai leke, na kan myll kta, slon njerezit me ardh etj etj; Dy muaj me pas, fiks sot: Aaaa po, e myllen nji kto, pasi lan me hy ke deshen dhe bon han, tani dun pasaporte vaksine, test etj.

Boll me llafe; THJESHT, SHKO E BEJ VAKSINEN! E KE KALUAR OSE JO, DEGJO MJEKUN DHE SHKO BEJ VAKSINEN! E fundit; Cilido qe eshte ne marredhenie me shtetin, nepunes, nepunes ne sherbime masive per qytetaret etj, DUHET TE VAKSINOHET! E ka detyrim vec mundesi per te shpetuar shendetin e tij!

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull