Pse vendet e BE-së kanë detyrimin moral t’i ndihmojnë refugjatët afganë

8 Minuta Lexim

Nga Malia BOUATTIA -*

Qëndrimi i vendeve evropiane në raport me mbështetjen e refugjatëve që po largohen këto ditë nga Afganistani, për shkak të rimarrjes së kontrollit të vendit nga talebanët, mund të mashtrojë cilindo të mendojë se ato nuk kanë asgjë përgjegjësi në krizën politike aktuale.

Dy dekadat e fundit pas pushtimit të Afganistanit kanë lënë pas gjurmët e vdekjes,destabilitetit dhe shkatërrimit. Nuk është për tu habitur, që ato e kanë shtuar mosbesiminndaj SHBA-së dhe aleatëve të saj – Britanisë dhe gjithë Evropës – të cilët e justifikuan atëluftë bazuar në premisën se ajo do ta transformonte pozitivisht Afganistanin, dhe do të çrrënjoste terrorizmin prej andej.

Por e gjitha kjo është zhdukur nga narracioni publik. Në vend të saj, brenda pak ditësh nga fitorja e talebanëve, nisën të shfaqen deklaratat e vendeve evropiane që bënin thirrje për kontrollin e flukseve dhe kufijve. Larg marrjes së përgjegjësisë dhe trajtimit të pasojave të një sipërmarrjeje imperialiste, që deri më sot i kanë marrë jetën mbi 100.000 njerëzve, udhëheqësit perëndimorë u përpoqën t’i mbyllnin kufijtë kombëtarë dhe t’i përforconin ato.

Që në fillim të muajit gushtteksa talebanët po fitonin me shumë shpejtësi terren, Austria, Belgjika, Danimarka, Greqia, Gjermania dhe Holanda i kërkuan përmes një letre të përbashkët Komisionit Evropian që të vazhdojë me deportimet e emigrantëve afganëqë iu është refuzuar kërkesa për azil.

Ndalimi i këtij procesi dërgon sinjalin e gabuar, dhe ka të ngjarë të motivojë edhe më shumë qytetarë afganë të largohen nga shtëpitë e tyre për të ardhur këtu në BE”- paralajmëruan ata.Fiksimi për t’i mbajtur afganët jashtë Evropës, vazhdoi edhe pasi talebanët pushtuan kryeqytetin Kabul.

Presidenti francez Emanuel Makron njoftoi se Franca, Gjermania dhe shtetet e tjera të BE -së po bashkojnë forcat për t’përballur me “flukset e parregullta migratore” që po parashikonin udhëheqësit botërorë.

Për më tepër, gjatë një fjalimi televiziv drejtuar kombit, Makron nuk humbi kohë që t’i bëjë të qarta prioritetet e Francës, kur deklaroi se vendi i tij duhet të “parashikojë dhe ta mbrojëveten nga një valë emigrantësh”.

Po ashtu ai i përshkroi ngjarjet në Afganistan si një “sfidë të rëndësishme për sigurinë tonë”Ndërkohë siguria e afganëve nuk u përmend në asnjë rresht të deklaratës. Aq më tepër pas

më shumë se një dekadë të pranisë ushtarake franceze në këtë vend.

Edhe premtimi i Makron për t’i mbështetur refugjatët dukej i kushtëzuar, kur ai përmendi afganët që ishin lejuar tashmë të hynin në Francë, për shkak se më parë kishin punuar me ushtrinë franceze në Afganistan. “Është në detyrimin por dhe në dinjitetin tonë të mbrojmë ata që na ndihmojnë:përkthyes, shoferë, kuzhinierë dhe shumë të tjerë”.

Pra shteti francez është i angazhuar të bëjë dallimin midis “emigrantit të mirë” që mbështet përpjekjet ushtarake të Francës dhe “emigrantit të keq”, që kërkon një jetë më të mirë jashtë shtetit, pikërisht në vendin që mori pjesë në shkatërrimin e atdheut të tij.

Mbrojtja që po u jepet atyre që ikin tani, ka të ngjarë të jetë gjithashtu e kushtëzuar nga kategoria në të cilën bëjnë pjesë ata. Për më tepër, fjalimi i tij u transmetua në media vetëm disa orë pasi qarkulluan videot dhe imazhet e afganëve që binin nga avionët ushtarakë, të kapur dëshpërimisht pas krahëve të tyre me shpresën e largimit me çdo kusht nga vendi.

Ky është niveli i konsideratës që mund të presin afganët nga shteti francez, dhe fatkeqësisht edhe nga shumë shtete të tjera në kontinentin evropianMeraku i shprehur nga udhëheqësit perëndimorë, thekson më tej faktin se ndërhyrja nuk ishte e motivuar nga shqetësimi për civilët.

Në realitet, afganët kanë përjetuar dhunën e kufijve perëndimorë gjatë 20 viteve të fundit. Diaspora afgane ka kohë që është keqtrajtuar dhe diskriminuar nga “Fortesa Evropë”, e cila

i ka kriminalizuar, ndaluar dhe dëbuar. Për shembull, Britania ka refuzuar mbi 32.000 azilkërkues afganë që nga pushtimi i vendit në vitin 2001.

Mbi 600 njerëz të ardhur nga Afganistani si të mitur të pashoqëruar, u dëbuan nga Zyra e Brendshme midis viteve 2009-2015. Në këto kushte, deklarata e Sekretarit të Jashtëm Dominik Rab se Britania “ka qenë gjithnjë një vend, që i ka siguruar një strehë të sigurt

atyre  i ikin persekutimit është boshe.

Kjo histori, bën që edhe angazhimi i qeverisë britanike për të pranuar 20.000 refugjatë afganëpërgjatë disa viteve të ardhshme të duket i pavlerë. Sipas parashikimeve të UNHCR-së deri në 3.5 milionë afganë, mund të zhvendosen brenda vendit.

Ndërkohë plani i zhvendosjes i qeverisë Xhonson, që përcakton se vetëm 5,000 afganë do të pranohen gjatë vitit të parë të programit, është mjerisht i papërshtatshëm. Mospërfillja e përgjegjësive, zhvendosja e fajit dhe taktikat e distancimit, ka të ngjarë  të vazhdojnë midis vendeve më të fuqishme.

Takimi i fundit G7-ës i kryesuar nga Britania, diskutoi vendosjen e talebanëve para përgjegjësisë për “veprimet e tyre në parandalimin e terrorizmit, në të drejtat e njeriut, në veçanti, ato të grave, vajzave dhe pakicave, dhe në ndjekjen e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse politike në Afganistan”.

Por ndërkohë nuk pati asnjë përmendje  rolit të tyre në përkeqësimin e të gjitha këtyre problemeve që janë krijuar gjatë 20 viteve të fundit. Prandaj është e domosdoshme që ne t’vëmë para përgjegjësisë këto vende, në mënyrë që t’u bëjmë presion jo vetëm të pranojnë, por edhe të mbështesin në mënyrën e duhur refugjatët afganë.

Po ashtu është vendimtare që leksionet e luftës në Afganistan, të cilat u kundërshtuan nga miliona aktivistë kundër luftës në të gjithë botën, të mos fshihen më nën qilim.Në rast se shtetet tona nuk merakosen për fatin e njerëzve të shtypur – brenda apo jashtë vendit – ndërhyrjet e tyre nuk do të udhëhiqen kurrë nga shqetësimet humanitare./“The New Arab”

Shënim:Malia Bouattia është aktiviste, ish-presidente e Unionit Kombëtar të Studentëve në Britaninë e Madhe.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull