Sikurse kish paralajmëruar në mbledhjen e sotme të Asamblesë, Kryeministri prezantoi dhe emrat e ministrave të kabinetit “Rama 3”, duke ruajtur shtatë nga ministrat e kabinetit qeverisës të periudhës 2017-2021, të njohur si “Rama 2”. Ndërkohë kabineti “Rama 3” do të ketë ketë katër ministra shteti.
Ja emrat e kabinetit të ri, që pritet të nisë punën pas miratimit nga presidenti dhe parlamenti i dalë prej zgjedhjeve të 25 prillit 2021:
- Zv.kryeministër Arben Ahmetaj.
- Ministri për Europën e Punët e Jashtme Olta Xhaçka.
- Ministër për Mbrojtjen Niko Peleshi.
- Ministër i Drejtësisë Ulsi Manja.
- Ministër i Brendshëm Bledi Çuçi.
- Ministër i Financës Delina Ibrahimi.
- Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.
- Ministër i Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
- Ministër i Arsimit Evis Kushi.
- Ministër i Bujqësisë Frida Krifca.
- Ministër i Turizmit Mirela Kumbaro.
- Ministër e Kulturës Elva Margariti.
- Ministra Shteti: Edona Bilali, Elisa Spiropali, Bora Muzhaqi dhe Milva Ekonomi.