Rama merr mesazhin e parë nga ndërkombëtarët për kabinetin e ri qeveritar

2 Minuta Lexim

Kyeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme emrat e kabinetit të ri qeveritar, ku u vu re një mbizotërim i grave në poste ekzekutive.

Në postet ministrore të Republikës së Shqipërisë do të kemi në mandatin e tretë të socialistëve 12 ministre gra dhe 5 burra, përfshirë dhe kyeministrin Rama. Duket se plani i Ramës për të rënë në sy në arenën ndërkombëtare si një qeveveri ku mbizotërojnë gratë e ka arritur synimin.

Konfirmimi i parë pozitiv vjen nga ambasada e Suedisë në Tiranë, ku ambasadorja e Suedisë shkruan e entuziasmuar se Shqipëria ka një qeveri me më shumë gra se çdo vend tjetër,  dhe kjo gjë është tepër pozitive.

“Dëgjoni! Qeveria e re e propozuar në Shqipëri ka më shumë gra se në çdo vend tjetër?! Mbi 70%”, shkruan ajo në twitter.

Përbërja e qeverisë së re:

Edi Rama – Kryeministër

Zëvendës kryeministër – Arben Ahmetaj

Ministër për Punët e Jashtme dhe Europën  – Olta Xhaçka

Ministër i Mbrojtjes – Niko Peleshi

Ministër i Drejtësisë – Ulsi Manja

Ministër i Punëve të Brendshme – Bledi Çuçi

Ministër i Financave – Delina Ibrahimi

Ministër për Infrastrukturën – Belinda Balluku

Ministër i Shëndetësisë – Ogerta Manastirliu

Ministër i Arsimit – Evis Kushi

Ministër i Kulturës – Elva Margariti

Ministëri i Bujqësisë Frida Krifca
Ministër i Turizmit dhe Mjedisit – Mirela Kumbaro

Qeveria e re do ketë katër ministra shteti:

Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin

Edona Bilali, ministre e Shtetit per Mbrojtjen e Sipermarrjes

Bora Muzhaqi, ministre e Shtetit per Rinine dhe Femijet

Milva Ekonomi, ministre e Shtetit per Standardet dhe Sherbimet.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull