Miralem Pjaniç me shumë gjasa do të vijojë karrierën në Turqi te skuadra e Beshiktashit. Në top ligat evropiane merkatoja është mbyllur, megjithatë, transferimet janë ende të hapura në disa liga si Turqia, Rusia e Argjentina, etj, ku futbollistë të ndryshëm mund të transferohet.
Mediat turke bëjnë me dije, se mesfushori boshnjak, do të përfundojë te Beshiktashi, në formë huazimi për një sezon. 31-vjeçari ka një kontratë me Barçën edhe për tre sezone të tjera, por nuk është në planet e trajnerit Kuman.
Pritet që në orët në vijim të vijë edhe konfirmimi. Vlen të theksohet fakti se Pjaniç u transferua te Barcelona, nga radhët e Juventusit, por nuk arriti të shkëlqente kurrë. Për sa i përket Beshiktashit, klubi turk ka afat deri në mesnatë, për ta regjistruar në listën e Champions-it, Pjaniçin.