Shqipëria zhgënjen dhe bie në Varshavë, Polonia na bën “spektakël”

4 Minuta Lexim

Shqipëria e trajnerit Edi Reja nuk ia del të marrë rezultat pozitiv, madje mposhtet thellë në Varshavë 4-1, në një ndeshje që ishte përcaktues enë këto eliminatore. Ky rezultat i “vret” shpresat e kuqezinjve për kualifikim, teksa vë në pikëpyetje zgjedhjet dhe skemën e trajnerit Edi Reja.

Pjesa e parë

Polonia e nisi ndeshjen me shumë vrull dhe nivel të lartë fizik, duke ushtruar menjëherë presion në kufijtë e zonës dhe duke tentuar të shënojë me çdo kusht, por Gjimshiti i fiton duelet e tij me sulmuesit polak. Megjithatë, Hysaj, në daljet e tij të pakontrolluara dhe sidomos me mbajtjen e tepruar të topit, bën gabime dhe në një prej tyre polakët fitojnë një goditje dënimi. Topi krosohet në zonë dhe pas një kthimi me kokë të Glik, në shtyllën e dytë gjendet Levandovski që po me kokë shënon golin e epërsisë për polakët, pikërisht në minutën e 12-të të ndeshjes. Gjithsesi, në minutën e 25-të, një krosim nga mesfusha për në zonën polake nxori zbuluar në krahun e majtë Cikalleshin, i cili në pozicion të vështirë e diagonal me portë, gjuan me të majtën dhe arrin të tundë rrjetën, duke barazuar shifrat në 1-1. Në minutën e 31-të, pas një rrëmuje në zonën polake, Manaj godet fluturimthi por reflektimi i portierit Shezni ishte fenomenal, duke evituar një gol të sigurt. Ishin moment mjaft të mira për përfaqësuesen kuqezi në këtë pjesë të parë, ndërkohë që mbrojtja polake ishte totalisht e çorientuar, por nuk shfrytëzojmë sa duhet. Në minutën e 40-të, Ismajli jep asist për Cikalleshin, i cili vonon disi, por në fund pason për Manajn dhe lushnjari gjuan shpejt, por sërish është Shezni që kundërpërgjigjet me një pritje fantastike. Gabimet e tanëve në mesfushë kushtojnë, pasi në minutën e 44-t, polakët godasin sërish, ku pas një krosimi nga e djathta, në qendër të zonës godet me kokë Bursa dhe Polonia e mbyll pjesën e parë në epërsi 2-1.

Pjesa e dytë

Pjesa e dytë nis jo mirë për kuqezinjtë që gabojnë pafund. Në minutën e 55-të, polakët arrijnë të gjejnë golin e tretë me anë të Krishovjak, por që kishte protagonist Levandovskin që kaloi mbrojtësit dhe portierin Berisha. Pas minutës së 60-të polakët kthehen në mbrojtje, duke administruar rezultatin, ndërsa tanëve u duhej të rrisnin volumin e lojës sulmuese për të bërë sadopak më shumë në sulm. Reja bën ndryshime, fut Roshin në vend të Trashit, e Balajn në vend të Manajt. Në minutën e 68-të, Polonia shënon sërish, por këtë herë anulohet për pozicion jashtë loje. Në të 71’, tanët i afrohen golit, por vonojnë aq shumë në gjuajtje dhe në fund Cikalleshi me kokë, por jashtë. Minutat e fundit Reja fut në fushë edhe Uzunin e ?ekiçin, por polakët mbrohen me kujdes. Mnë miniutën e 89-të, Lineti shërbehet si duhet dhe shënon një supergol, të katërtin për Poloninë, duke i vënë “kapak” fitores së thellë të tyre. Kombëtarja mbetet në kuotën e 6 pikëve, tashmë zbret në vend të katërt, me mendjen tek sfida e radhës, ajo me Hungarinë, që luhet më 5 shtator në Elbasan. Në sfidat e tjera në grupin I, Anglia mpposhti Hungarinë 4-0 dhe ruan kreun, kurse Andorra fitoi duelin e fundtabelës me San Marinon 2-0.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull