Edi Rama, megaloman i paditur

6 Minuta Lexim
Megalomania e Ramës buron si nga padija e tij e thellë në fushën e integrimit, sigurisë dhe gjeopolitikës, ashtu edhe nga sforcimi i subvencionuar për tu vet-portretizuar si një udhëheqës me përmasa globale…
Nga Arben MALAJ * –
Padia e çdo individi është një pengesë për zhvillimin, por padia e qeverisë, politikanëve dhe veçanërisht e Kryeministrit është turperonjese dhe varfëruese për çdo vend.
Propaganda në mediat globale të Ramës edhe kundër NATO -s nuk e bën atë një udhëheqës global, por një te paditur për sfidat globale.
Njohuritë e tij për misionin dhe gjeografinë e ndërhyrjes së NATO-s janë minimale dhe të shtrembëruara.
Neni 5 i NATO -s i cili thotë se prekja e një vendi është prekja e aleancës dhe mbrojtja e tij duhet të vijë nga angazhimi i drejtëpërdrejtë i NATO -s nuk është për vendet jo anëtare.
Në fund të bombardimeve të NATO-s në Beograd, u ndodha në Bruksel si kreu i delegacionit parlamentar shqiptar me BE.
Në konferencën për shtyp të zëdhënësit të NATO-s një gazetar francez e pyeti nëse NATO bombardoi Serbinë për të ndaluar spastrimin etnik dhe gjenocidin serb kundër popullit të Kosovës, kur mendoni se NATO do të bënte të njëjtën gjë në Afrikë dhe shumë vende të tjera në botë ku gjenocidi etnik fetar por vret miliona?
Misioni i NATO -s, shndërrimi nga një organizatë të sigurisë gjatë luftës së ftohtë në një organizatë me misione humanitare dhe ushtarake në nivel global, ku zgjerohet gjeografia e ndihmës apo ndërhyrjeve ushtarakej, nuk është çështje deklaratash spontane e fodulle, por një proces shumë delikat që do të duhet të funksionojë dhe të ecë përpara nëpër tela shumë të hollë ku interesat e kundërta gjeopolitike të superfuqive të vjetra dhe të reja shfaqen e ri shfaqen në çdo rast.
Vendet e BE-së janë të angazhuara në Afganistan përmes aleancës kundër terrorizmit të udhëhequr nga SHBA dhe nuk mund të përfshihen dy herë, si individualisht dhe përmes NATO-s.
Angazhimi i drejtpërdrejtë i NATO -s në zonat jashtë saj nuk është një element i lehtë gjeopolitik, ku shpesh kërkohen marrëveshje paraprake për të shmangur ndezjen e një vale grindje, konflikte dhe rrezikun e përplasjeve globale, kur bashkepunimi midis tyre per te ndalur pandemite per te rritur fuqine parandaluese dhe manaxhuese te tyre dhe te fatkeqesive natyrore eshte bere domosdoshmeri globale.
Qëndrimet e Ramës si një lider vizionar ose global janë thjesht megallomani vetëvrastare. I tillë ishte reagimi në prani të presidentit Trump duke thënë se Shqipëria po paguante 2% të PBB -së në buxhetin e mbrojtjes (??!!) prandaj udhëheqësit evropianë duhet të përmbushin angazhimin për të financuar jo më pak se 2% të PBB -së për mbrojtjen duke i vënë në pozitë Merkel, Macron dhe shumë udhëheqës evropianë që kishin si përparësi luftën kundër borxheve të renda, pandemisë dhe varfërisë.
Të panjohura por edhe megalomane janë deklaratat publike të Ramës për NATO -n, si aleancë pa shtyllë kurrizore. Ato jane një fotokopjo e keqe e qendrimeve publike të lidershipit francez.
Që nga fillimi i embrioneve të Evropës si një superfuqi, qindra vite më parë mbeshtetej vizioni per Evropën edhe si fuqi ushtarake.
Evropa konsiderohej e dobët pa një ushtri të saj, Napoleoni ka qenë një mbështetës i fortë i krijimit të ushtrisë evropiane.
Por në historinë e BE -së, pas viteve 1950, ishte Franca ajo që u tërhoq nga politikat e përbashkëta të mbrojtjes e inicuara prej tyre, por edhe e braktisur prej tyre.
Ishte Franca që në vitin 2005, së bashku me Holandën, dy vende themelues të BE -së, hodhën poshtë me referendum, Kushtetutën e BE -së, e cila mund të thellonte dhe pershpejtonte integrimin evropian në të gjitha fushat, përfshirë edhe ushtrinë evropiane.
Megallomania e Ramës buron si nga padija e tij e thellë në fushën e integrimit, sigurisë dhe gjeopolitikës, ashtu edhe nga sforcimi i subvencionuar për tu vetëportretizuar si një udhëheqës me përmasa globale, megjithëse analizat dhe mesazhet e tij në këto tre fusha nuk e rritin por i kthejnë në identitet dhe reale përmasat e tij.
Rama mund ta zbusë padinë e tij ne tre fushat kritike duke bërë seanca diskutimi pro dhe kunder mesazheve të tij me ekspertet dhe këshilltarët më të mire. pse jo të kërkoj një opinion të dytë nga studiuesit më të mirë shqiptare në këto fusha kritike.
Rama, më së pari, duhet të kontrollojë megallomaninë e tij sepse ai nuk është thjesht një individ, por ka kërkuar të jetë përfaqësues i populli dhe i vendit të tij.

Kjo është një përgjegjësi shumë me e madhe dhe del mbi çdo ego personale të pakontrolluar dhe të dëmshme.

* Ish-ministri i Financave dhe deputet i Partisë Socialiste në disa legjislatura. 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull