Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dorëshkrimi i variacioneve të para për piano nga Çesk Zadeja, krijim i 1953

-800-0-60efce95b9522

Dorëshkrimi i variacioneve të para për piano në muzikën shqiptare kompozuar nga Çesk Zadeja është gjetur. Lajmin e bën me dije muzikologu dhe akademiku Vasil S. Tole. Akademiku Tole shprehet se dorëshkrimi është i vitit 1953. “Gjendet dorëshkrimi i variacioneve të para për piano në muzikën shqiptare, të kompozuara nga Çesk Zadeja, krijim i vitit 1953! Këto variacione historike të muzikës shqiptare janë shkruar mbështetur në motivin aq të njohur nga filmi “Skënderbeu” (“Skena e Betejës”), dhe janë treguesi i faktit se me bukurinë dhe profesionalizmin e tyre muzikës shqiptare po i vinte një krijues i nivelit europian!”, shkruan në një status të tij Vasil S. Tole.

Çesk Zadeja lindi në Shkodër më 8 qershor 1927, vdiq në Romë, më 15 gusht 1997 ishte kompozitor shqiptar. Çeskun e dërgojnë në Moskë për studime muzikore, në degën e kompozimit në Konservatorin Pjetër Iljiç Çajkovskij të Moskës, në klasën e profesorëve dhe kompozitorëve M.I.Cukalli, Bogatyrieff dhe Tchullaki. Me të kryer studimet, si student i dalluar kthehet në Shqipëri dhe në vitet 1957-1962 emërohet dhe punon si udhëheqës artistik në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore, i cili sapo ishte formuar, dhe ku Çesk Zadeja zhvilloi një veprimtari të dendur si krijues dhe organizator i jetës edhe ashtu të vobektë muzikore.

Është njëri prej formuesve të shumë institucioneve muzikore, si dhe drejtues i tyre, siç janë: Konservatori (sot Universiteti e Arteve) ku punon si pedagog plot tri vite-1962-1965, e më pas emërohet si udhëheqës artistik në Teatrin e Operës dhe Baletit deri në vitin 1966. Në vitet 1966-1972 është kryetar i degës së muzikës në Institutin e Lartë të Arteve dhe në vitin 1972 është kompozitor në profesion të lirë. Sërish udhëheqës artistik në Teatrin e Operës dhe Baletit në vitet 1973-1979, kurse në vitin 1979 del në profesion të lirë, duke krijuar si i tillë deri në vitin 1990, për t’u kthyer në vitet 1993-1994 pedagog në Akademinë e Arteve

Leave a comment