Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Sineci zonë e mbrojtur, pezullohen punimet për Ujësjellësin e Kuçovës

197462113_4152080204835951_7264489552648013740_n-640x355-1

Drejtoria e Administrimit të Zonave të Mbrojtura ka ndërmarë pezullimin e punimeve në Sinec, për ndërtimin e një ujësjellësi nga bashkia Kuçovë.

Në një shkresë të drejtorit të AdZM Elbasan, Fatmir Brazhda, drejtuar avokatit Arben Llangozi thuhet se janë bërë inspektimet dhe është konstatuar se punimet janë kryer brenda zonës së mbrojtur të kanionit të lumit Sinec.

Më herët, banorët e fshatit Lumas dolën në protestë kundër shfrytëzimit të burimit të Sinecit për ndërtimin e një ujësjellësi nga ana e bashkisë Kuçovë.

Banorët deklaruan në atë kohë se ky burim përdoret prej shekujsh nga ata për vaditjen e tokave bujqësore dhe për të pirë ujë kafshët dhe ata nuk do të lejojnë që të merret nga askush. “Të gjitha fshatrat e komunës së Lumasit janë me ujë të pijshëm dhe ne nuk e kuptojmë se përse duhet ky ujësjellës dhe ku do të shkojë ky ujë. Ne mendojmë se ky projekt është korruptiv dhe se uji i burimit do të shfrytëzohet për biznes, duke shitur ujin nëpërmjet bidonave“, janë shprehur ata.

Related Posts

Leave a comment