Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ardhja e afganëve në Shqipëri, flet ambasadorja Kim: Mirënjohës për popullin shqiptar…

-640-0-611b8af24cea1

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka folur për ardhjen e afganëve në Shqipëri, pas takimit që zhvilloi me ministen e Jashte, Olta Xhaçka.

Ajo tha se shqiptarët njihen për besën dhe se të gjithë duhet të jenë mirënjohës për popullin shqiptarë.

Në lidhje me pyetjen sesa afganë do të vijnë në Shqipëri, Kim tha se ende nuk kanë një shifër konkrete.

“Një patëm një takim dhe një bisedë shumë të mirë me ministren. Shqipëria është e njohur për besën dhe bota duhet ta dijë dhe duhet që të gjithë të jemi mirënjohës për popullin shqiptarë.

SHBA po punon shumë ngushtë me qeverinë shqiptare. Nuk kemi një numër akoma, se situata po ndryshon shumë shpejt, ato do të vijnë  këtu dhe do të shkojnë në destinacion final SHBA, disa po shkojnë direkt në SHBA-ja”, tha Kim.

Kujtojmë që sot në vend mbërrijnë afganët e parë.

Related Posts

Leave a comment