Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dy aksidente në pak minuta, tre të plagosur në Durrës dhe Fushë-Krujë

-640-0-611ea290ee322 (1)

Dy aksidente të rënda kanë ndodhur brenda 15 minutash në Durrës dhe Fushë-Krujë, duke lënë të plagosur 3 persona.

Aksidenti i parë u regjistrua në 19:00 në Fushë-Krujë, ku nga përplasja e dy automjeteve mbetën të plagosur dy persona.

Policia bën me dije se “rreth orës 19:00, në Fushë Krujë, mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin F. A., ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me një tjetër mjet kamion, e më pas ka dalë jashtë rruge. Si pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit shtetasi F. A., dhe pasagjerja në mjet shtetësja B. A., 35 vjeçe, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën“.

Ndërkohë një aksident tjetër ka ndodhur 15 minuta më vonë në Durrës. Policia e bën me dije se “rreth orës 19:15, në lagjen nr.14, Durrës, motomjeti me drejtues shtetasin R. B., 25 vjeç, banues në Durrës, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin H. D., 69 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”.

Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për përcaktimin e shkakut të aksidenteve.

Related Posts

Leave a comment