Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Kam menduar që është shaka”, Fero infektohet me Covid-19, ja si është gjendja e tij shëndetësore

A-7035725-1587717846-1421.jpeg

Listës së personave të infektuar me Covid-19 së fundmi i është shtuar edhe reperi kosovar, Fero.

Ka qenë vetë ai i cili permes një video të postuar në “InstaStory” bëri me dije se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Fero ka treguar se më herët nuk e ka besuar virusin dhe ka menduar se është një shaka, derisa është infektuar vetë.

“Kam menduar që koronavirusi është hajgare, ama përnime hiç. Unë jam pozitiv Mos më folni”- shprehet ai në video, teksa duket se në fakt është në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Me këtë video, ai gjithashtu ndërgjegjëson ndjekësit e tij se virusi nuk është shaka.

Numri i personave të infektuar nga Covid-19 gjatë ditëve të fundit ka pësuar një rritje alarmante si në  Kosovë njëjtë dhe në Shqipëri.

Ndërkohë, që të dyja qeveritë vazhdimisht u bëjnë thirrje qyetetarëve që të vaksinohen në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e virusit.

Capture 56

 

Related Posts

Leave a comment