Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zbuloni sa do shpenzohen dhe kush e ka marr përsipër riparimin e makinës blind të Edi Ramës

EDI RAMA, MAKINA BLINDUAR

Në garë për riparimin e makinës së blinduar qeveritare kanë marrë pjesë “Bushi-Servis”, “Alstezo” dhe “Kadiu”, të cilat kanë paraqitur oferta më të ulëta, por, fituese është shpallur një firmë që ka afruar ofertën më të lartë…

Tridhjetë e pesë mijë USD do të shpenzohen për riparimin e makinës së blinduar, me të cilën lëviz Edi Rama, për arsye sigurie. Tenderi me objekt “Riparim i automjetit blind” është zhvilluar nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, një strukturë kjo që kujdeset për rehatinë dhe luksin e pushtetarëve. Pjesa më e madhe e parave do të investohen tek gomat e makinës së blinduar, të cilat do të jenë të cilësisë më të lartë, duke ofruar siguri maksimale për Ramën dhe zyrtarët e tjerë që do të lëvizin me këtë automjet.

Në garë për riparimin e makinës së blinduar qeveritare kanë marrë pjesë Bushi-Servis, Alstezo dhe Kadiu, të cilat kanë paraqitur oferta më të ulëta. Por, fituese është shpallur “Power Industries”, me ofertën më të lartë.

Pas “Power Industries” në fakt fshihen dy klientë të pushtetit, të cilët kanë bërë kërdinë në buxhetin e shtetit, me tendera të dyshimtë. Ata janë Maksim Shena dhe Olta Xhaferi. Dyshja ka marrë vitet e fundit rreth 150 tendera, shumica në mënyrë të dyshimtë, kur gjithnjë diferenca mes fondit limit dhe ofertës fituese është qesharake.

Maksim Shena dhe Olta Xhaferi janë pjesë e klientelës së Erion Veliajt, por lidhjet e tyre shtihen edhe në disa bashki të tjera. Një vit më parë, Basha akuzonte Ramën përmes Gaz Bardhit se lëvizte me makinë të blinduar. Rama u përgjigj duke thënë se makina nuk ishte e blinduar dhe se ia kishte sjellë vëllai nga SHBA që në vitin 2009.

Megjithatë, Rama nuk e ka deklaruar në ILDKPKI këtë makinë që pretendon se ia ka sjellë vëllai nga SHBA. Nga ana tjetër, ashtu si Rama, edhe Basha lëviz me makina që i kanë bërë dhuratë oligarkët, duke mos i deklaruar asnjëherë në ILDKPKI. Nuk dihet se më çfarë automjetesh lëvizin Sali Berisha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, pasi nuk kanë deklaruar kurrë makina. Kokat e politikës së Tiranës operojnë njëlloj si kokat e mafies sa i takon makinave me të cilët lëvizin, duke i mbajtur sekret dhe duke shkelur ligjin për deklarimin e pasurisë./Pamfleti – Titulli është i Arberianews/

Related Posts

Leave a comment