Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Fisnik Syla flet për akuzat e Fjolla Morinës: Nuk e dija që mbante armë në makinë, më donte për interes

-640-0-1679473833xcc-221

Biznesmeni Fisnik Syla, tha për “Good Morning Albanians”, se Fjolla Morina me të cilën ai ka pasur një histori dashurie ka thënë gjëra që nuk janë të vërteta për të.

Ai ka thënë gjithashtu se nuk ka qenë në dijeni që Morina kishte një armë me vete dhe se nuk do të donte të prishte imazhin e tij.

“Unë nuk e dija, po ta dija nuk do udhëtoja kurrë me të. Unë jam një figurë publike në Belgjikë dhe nuk mund të lejoj që imazhi im të prishet për një armë.

Nga ekspertiza u vërtetua se as unë dhe as shoferi im nuk e kemi prekur. Ajo ka thënë se ajo armë ka qëlluar rastësisht në çantën e saj që ia ka dhënë një mik që tani ka ndërruar jetë. Kjo deklaratë është dhënë në gjykatën e Kukësit dhe në Apelin e Shkodrës është mbyllur gjithçka”,-tha për Euronews Albania biznesmeni Fisnik Syla.

Syla u shpreh se gjithçka për Morinë, ishte paraja.  “Në fillim, askush nuk martohet pa dashuri. Ne kemi bërë martesën dhe ajo martesë u bë edhe publike.

Natyrisht që në fillim kemi qenë të dashuruar. Por pasi e pamë që gjërat nuk po shkonin siç ishin në fillim, unë vërejta që ajo nuk ishte për mua dhe mbaroi gjithçka.

Gjithçka për të ishte vetëm paraja, interesi, ajo nuk e njeh njeriun tamam si njeri, por vetëm për gjërat e interesit. Kemi rëndë dakord të dy palët, ne kemi parë që nuk funksionin më. Ka tentuar prapë të rikthehet, por kur e pa që te unë ka mbaruar gjithçka, ka filluar me shpifjet”, theksoi ai.

Related Posts

Leave a comment