Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“U dhunua dy ditë rresht derisa i thyen gjymtyrët”/ Ministria zbulon detaje shokuese për rrahjen deri në vdekje të 18 vjeçares

-640-0-bff7b985a49a6aaf203d0bd31382d99a

Marigona Osmani, 18-vjeçarja që u vra brutalisht nga bashkëjetuesi i saj Dardan Kriqava, dyshohet se ka ndërruar jetë 24 orë përpara se dy të rinjtë ta çonin në spital. Ky lajm është bërë me dije nga Nazlie Balaj, këshilltare e Ministrisë së Drejtësisë.

Në një prononcim për mediat kosovare, Balaj është shprehur se kemi të bëjmë me një rast politraumë, ku ndaj 18-vjeçares është ushtruar dhunë për dy ditë radhazi.

“Sipas informatave që i kemi ne si Ministri e Drejtësisë në të cilën është edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore rasti i M. është rast politraumë ku për dy ditë radhazi, sipas gjithmonë informacioneve, është ushtruar dhunë dhe që e ndjera ka vdekur 24 orë përpara para se të dërgohej nga të dy të dyshuarit në spitalin e Ferizajt”, tha Balaj.

Referuar analizës paraprake mjekoligjore, Nazlie Balaj ka bërë me dije se dhuna që është ushtruar ndaj Marigona Osmanit ka agravuar deri në thyerjen e gjymtyrëve. Por, sipas saj raporti përfundimtar ende nuk ka përfunduar, ku pritet që të zbulohen të gjitha shkaqet.

”Është një rast shumë i rëndë. Ka të bëjë me thyerje të gjymtyrëve, shkurt shqip, një lloj dhune e përdorur që e ka shkaktuar edhe vdekjen e saj, mirëpo raporti i autopsisë do ta tregojë qartë dhe saktë, shkakun e vdekjes, kohën e vdekjes, mjetet të cilat janë përdorë për vdekje, ndërsa analizat laboratorike i dhanë të dhënat tjera të cilat janë të domosdoshme kur kryhet një autopsi dhe raport i cili i dërgohet prokurorisë për hetime të mëtutjeshme”, tha Balaj.

Related Posts

Leave a comment