Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

U dhunua barbarisht nga babai, del nga reanimacioni 6-vjeçarja, ja si është gjendja e saj shëndetësore

Capture

Vajza 6-vjeçare, e cila u dhunua në mënyrë barbare nga babai i saj 27-vjeçar ka dalë nga Reanimacioni.

Burime për median bëjnë me dije se vajza është në gjendje shëndetësore të qëndrueshme. Në dhomën e spitalit ku është shtruar vogëlushja ndodhen edhe dy punonjëse të mbrojtjes së fëmijëve nga Drejtoria e Shërbimit Social, të cilët kanë marrë urdhër që të mos lejojnë praninë e mediave.

Kujtomë që vajza u dhuna disa ditë më parë nga babai i saj dhe u dërgua në spital nga nëna në gjendje të rëndë. Nëna e vajzës në një intervistë dje tha se kishte mushkëritë e plasaritura, dhe çarje në zorrë dhe se mjekët i kishin thënë se gjendja është kritike.

Por duket se mrekullia ka ndodhur dhe vajza tani është në gjendje të mirë shëndetësore.

Related Posts

Leave a comment