Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

U dhunua nga fisi Rraja, Jashar Maja: Na rrafën ditën për diell e thonë s’është dhunë! SPAK të hetojë ekspertin

-640-0-1694521828xccpng-275

Jashar Maja është tepër i indinjuar lidhur me konkluzionet e akt ekspertimit që dhunën me shkopinj gome dhe bejsbolli mesditën e 6 korrikut 2023 e klasifikon si plagosje të lehtë.

“Jam shumë i zhgënjyer nga shteti shqiptar. Në mes të ditës thuhet nuk është dhunë. Po të ishte në një shtet tjetër do bëhej nami. Nuk e di ku të ankohem. Me atë mjek ligjor duhet të merret SPAK” tha ai në emisionin “Përballje” në Report Tv.

Maja tregon si e mësoi për akt ekspertizën që e klasifikonte plagosje të lehtë.

“Personalisht isha në një rast vdekjeje. Familjarët më njoftuan. Më informoi edhe shefi i postës në fushë Krujë. Kam për të shkuar të firmos akt ekspertizën, për tu njohur”, tha ai.

Maja  shtoi se ende dhe sot vuan pasojat. “Nuk e di kush është ai doktor. A ka fëmijë familje? A më ka dhimbur mua apo atij. Unë edhe sot nuk mund të udhëtoj me makinë pasi kam marrje mendsh. Edhe ende marr ilaçe për atë punë. E di unë sa jam rrahur, çfarë kam hequr.”

Related Posts

Leave a comment