Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

BE e konfirmon zyrtarisht: Borrell zhvillon takim trepalësh me Kurtin dhe Vuçiç

-640-0-1677573050xkurti-vucic-664

Bashkimi Evropian njofton zyrtarisht  takimin trepalësh mes Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell dhe udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë,  Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiç.

Takimi dy palesh qe nis ne oren 9 te mengjesit do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale.

“Të enjten, më 14 shtator, Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendëspresidenti Josep Borrell do të presë një takim të nivelit të lartë të dialogut Beograd-Prishtinë në Bruksel, me pjesëmarrjen e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Përfaqësuesi i Lartë, me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë takime të veçanta me liderët përkatës që nga ora 9:00, pasuar nga një takim i përbashkët trepalësh. Takimi do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale.

Në fund të takimit do të ketë një deklaratë për mediat nga Borrell mbi rezultatet e takimit.

Related Posts

Leave a comment