Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Eduard Shalsi zbardh takimin me Yuri Kim: Nuk munguan bisedat për artin, shahun dhe muzikën

311233925_659850662166595_5281771982892970442_n

Eduard Shalsi, ka takuar këtë të premte së bashku me  deputeten e PD, Sorina Koti ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Përmes një postimi në Facebook, Shalsi njofton se në këtë takim diskutuan për buxhetin e vitit 2023, monitrorimin e institucioneve të pavarura, si dhe mbështetjen financiare për reformat e ndërmarra. Mes të tjerash deputeti thotë se me diplomaten e huaj folën për artin, shahun dhe muzikën.

“Me Ambasadoren Amerikane

Një takim miqësor dhe i vlefshëm me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të AmerikësYuri Kim, ku e njohëm me prioritetet e punës së Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat, si edhe funksionimin e tij.

Fillimi i diskutimeve intensive mbi buxhetin e vitit 2023; monitorimi i institucioneve të pavarura; mbështetja financiare për të vijuar me reformat e ndërmarra dhe sidomos atë në drejtësi, ishin temat e diskutimit mes nesh, ku nuk mungoi as e folura mbi artin, shahun dhe muzikën, të pranishme gjithmonë në zyrën time”, shkruan  Shalsi.

Related Posts

Leave a comment