Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Fluturimet nga Rinasi/ Rregulla të ashpra për udhëtarët nga 6 shtatori

-640-0-612dc235cf39c

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton për të gjitha masat që do u duhet të ndërmerren nga qytetarët që dëshirojnë të udhëtojnë me avion. Këto masa u miratuan nga Komiteti Teknik i Ekspertëve ndërsa do të hyjnë në fuqi duke nisur nga data 6 shtator.

Aeroporti i Rinasit, TIA njofton se të gjithë personat që do të hyjnë në Shqipëri duhet të kenë pasaportë vaksinimi, një test negativ të 72 orëve të fundit ose duhet të provojnë se e kanë kaluar Covid-19 në 6 muajt e fundit.

Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentet e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

Brenda aeroportit do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, duke shmangur shoqërimin nga familjarë të tyre. Këta pasagjerë duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës, ashtu siç është rekomanduar në protokollin e masave te sigurisë së shëndetit.

Njoftimi i TIA-s:

Në vëmendje të pasagjerëve që fluturojnë drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës
Duke filluar nga data 6 Shtator, qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:

1. Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.
2. Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.
3. Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri.
Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.

Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

Në ndërtesen e aeroportit do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, duke shmangur shoqërimin nga familjarë të tyre. Këta pasagjerë duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës, ashtu siç është rekomanduar në protokollin e masave te sigurise së shëndetit.
Faleminderit per bashkepunimin, Tirana International Airport.

Related Posts

Leave a comment