Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Komedia “Jetët private”, këtë mbrëmje në festivalin “KokoFest”

-800-0-612dc25125314

Komedia “Jetët private” me problemet e shoqërisë sonë merr pjesë në festivalin mbarëkombëtar “KokoFest”, që ka nisur në qytetin e Korçës. Vepra teatrore me regji nga Eliona Thomaraj ishte edhe shfaqja që rihapi sezonin artistik të teatrit “Petro Marko”, në Vlorë. Në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë vepra do të jetë këtë mbrëmje për publikun. “Jetët private” është komedia e autorit britanik Noel Coward, përkthyer nga Klodjana Keco që regjisorja Eliona Thomaraj e sjell për publikun në një koncept e trajtim fin. Vepra është me një kast aktorësh profesionistë. Në role janë Artan Islami, Loredana Gjeçi, Margent Çaushi, Matilda Avduli e Gentian Këllçiu. Muzika nga kompozitori Artur Dhamo dhe skenografia e kostumet nga Drini Shehu. “Jetët private” është një komedi e situatës, romantike me problematika kaq afër realitetit tonë si shoqëri, ku divorci po bëhet kryefjala e zgjidhjeve të konflikteve në çift.

Më herët regjisorja Thomaraja është shprehur se kjo vepër pavarësisht kohës në të cilën është shkruar në vitin 1930 përmbledh problemet aktuale, të cilat hasen në shoqëria tonë. Autori vendos në muajin e mjaltit dy çifte, ku rastisin të jenë dy ish bashkëshortët që përballen në ballkonin e hotelit të muajit të mjaltit me njëri-tjetrin. Ata kuptojnë se vazhdojnë të jenë të dashuruar me njëri- tjetrin, dhe i braktisin partnerët e tyre në natën e parë të martesës për tu rikthyer sërish së bashku. Festivali mbarëkombëtar i komedisë “KokoFest” zhvillon edicionin e tetë këtë vit. Festivali nisi më datë 29 gusht dhe do të zhvillohet deri më 4 shtator në teatrin “Andon Zako Çajupi”, në Korçë. Festivali organizohet nga Qendra Kulturore “Vangjush Mio” dhe teatri i Korçës. Premiera e komedisë “Vdis duke qeshur” çeli festivalin mbarëkombëtar të komedisë, që këtë vit ka shtatë shfaqje në konkurrim.

Leave a comment