Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Të reja nga çështja Pecorelli/ Tre arka me flori, një prift dhe eshtra të djegura

davide-pecorelli

Davide Pecorelli, italiani “aventurier” që me bëmat e tij çuditi jo vetëm shqiptarët, ka folur për mediat italiane mbi zhdukjen e tij për 9 muaj, ku personazh kryesor ka qenë edhe një prift që sipas tij, i ka dhënë idenë për eshtrat e djegura në makinë.

“Situata ishte dramatike në një nivel ekonomik, në atë moment vendosa të bëja vetëvrasje, por së pari – thotë ai në TV – shkova te një prift për të rrëfyer. Ishte ai që më tha për mundësinë e eshtrave (të vjedhura). Më tha ‘le t’i fusim në makinë dhe t’i vëmë zjarrin’ ”.

Ai nuk e zbulon emrin e priftit: “Unë kurrë nuk do ta bëj sepse ai është personi që më shpëtoi jetën, kështu që nuk do ta tradhtoj …”.

“Gjeta thesarin e San Mamiliano, ato janë tre arka me 250 kilogramë monedha ari të pastra prej pesë gramësh secila”. Dhe ai do të duhej të “ndante gjysmën me priftin që më tregoi vendet e zbulimit”.

E tha vetë dhe në ‘La Vita in Diretta’ tha se kishte gjetur dy nga tre arka në Cala Corfù dhe Cala (ose Punta) Fortezza, disa ditë para se të përpiqej të zbriste në të tretën, në Cala Maestra, ku ai, u përgjua në bordin e gomoneve nga Policia Pyjore.

Related Posts

Leave a comment