Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Gjykata rrëzon kërkesën e mjekut Prifti, nuk i kthen 1 mln eurot e sekuestruara

edvin-prifti-752x391

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e mjekut Edvin Prifti, i cili kërkon rikthimin e parave të sekuestruara.

 

Në total sekuestro e pasurisë nga SPAK ndaj mjekut Edvin prifti ka shkuar në 1 milionë euro.

 

Emri i Priftit doli pas përgjimeve për rastin e gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha. Kardiokirurgu akuzohet se i mori ryshfet kryesekretares së Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën. Vetë mjeku ka pretenduar se pasuria e tij buron nga pronat e trashëguara nga e shoqja, nga paga e tij në punën si mjek, si dhe nga aktivitetet ndërkombëtare ku ka qenë pjesëmarrës.

Related Posts

Leave a comment