Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Në Jalë bëhet hataja, Avokatura e Popullit luan spektatorin

pamje-dramatike

Ka ditë që në fshatin Jalë të Himarës një grup prishësish zyrtarë të objekteve, pjesë e IKMT-së po bëjnë namin me shëmbjet e rekomanduar për tu rrafshuar. Kjo në kuadër të vijimit të fazës së dytë të aksionit “Bregdeti ynë”, që synon çlirimin e bregdetit nga zaptuesit dhe ndërtimet pa leje…

Nga Arber DALMATI –

…Një nismë kjo për tu admiruar, pasi dihet masivisht se pjesa dërmuese e pronarëve të bregdetit janë të tillë. Mirëpo nuk janë të gjithë.

Aksioni I rradhës në Jalë na e zbulon këtë, së bashku me sjelljen aspak të denjë të zyrtarëve të IKMT-së, që pa i paraqitur asnjë shkresë zyrtare vendimarrjeje dhe pa i paralajmëruar pronarët legjitim të objekteve, rrezikojnë përplasjen fizike që mund të shkojë deri s’dihet ku.

E themi këtë pasi, duke ndjekur problemin “Arbëria Neës” ka konstatuar se ajo që po ndodh, midis prishësve zyrtarë dhe banorëve të prekur nga asgjesimi i banesave, në Jalë përmban element anti-ligjor, që nisin si nga cubllëku i sjelljes së prishësve, e deri tek moskorrektësia për ti mbushur zyratarisht mëndjen të dëmtuarve se gjithsa ata po veprojnë është në përputhje me ligjin.

Në gjithë katrahurën e Jalës, që po zhvillohet në emër të vendosjes së ligjit të shkelur, përplasja e prishësve të IKMT-së me familjen Bala është e veçantë dhe përbën rast ndërhyrjeje nga ana e zyrës së Avokatit të Popullit. Institucionit kushtetues që e ka detyrim mbrojtjen e të drejtës legjitime të qytetarëve të cënuar nga arbitrariteti.

Hilë Bala dhe gjashtë kryefamiljarët e tjerë, bijë të tij, janë ndër ata që prej qindra vitesh jetojnë në shtëpitë e ngritura mbi truallin e trashëguar. E megjithatë ata janë përfshirë në listën e personave “zaptues” që për arsye të ndërtimeve “pa leje”, sikurse pretendohet nga prishësit e IKMT-së, u duhen shëmbur banesat.

Protestën e tyre paqësore me prishësit zyrtarë, të cilëve u kërkojnë të ndalin rruspat, e kemi ndjekur nëpërmjet raportimeve mediatike, që i japin të drejtë prishësve, pa e ditur se burimet e terrenit flasin për të kundërtën. Pra për faktin se Balajt nuk janë as zaptues e as kanë ndërtuar pa leje.

Shtëpitë e tyre e gjithçka tjetër është e trashëguar “den babaden” mirëpo kjo nuk ia ka ndalur dorën prishësve ti trajtojnë pa maturi, pse jo dhe ti japin kohë atyre dhe vetes për të sqaruar të vërtetën.

Sepse të jësh përfaqësues i pushtetit nuk presupozon se gjithmonë ke të drejtë. Aq më tepër kur misioni që të kanë ngarkuar ka lidhje me bregdetin e lakmuar dhe që për interesa përfitimi personal nuk është çudi të të fus në ndërmarrje veprimesh antiligjore.

Kryesuesi i grupit të prishësve nuk u jep asnjë sqarim Balajve lidhur me moslajmërimin paraprak dhe mospasjen e një vendimi, apo çdo lloj shkrese zyrtare që autorizon rrafshimin e objekteve. Detyrime këto të përcaktuara nga ligji, por që injorohen edhe për faj të Avokaturës së Popullit që nuik ndërhyn kur duhet, por kur loja e arbitraritetit ka përfunduar në dëm të popullit, të cilin ky institucion e ka detyrim ta mbroje nga harbutëria shtetërore.

© Copyright: Arberia News.net

 THEKSOJMË: Shkrimi është ekskluziv i “Arbërianews.net”, dhe gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Arbëria News.net” si dhe vendosjen në pjesën fundore të linkut të burimit. Nëse kjo nuk konstatohet çdo shkelës  i ekskluzivitetit referuar Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016, do të mbajë përgjegjësi.

 

Related Posts

Leave a comment